Kriza e euros radha e Italise

Pas Spanjës gjendet nën trysni gjithnjë e më shumë edhe Italia. Ministrja austriake e Financave beson se edhe numri tre i eurozonës do të detyrohet t'i kërkojë ndihmë BE-së.
Italisë i duhet të paguajë norma interesi më të larta për kredi të reja.Qeverisë në Romë iu desh të garantonte për obligacione shtetërore deri 6,6 për qind. Investuesit po përpiqen t'i shesin letrat italiane me vlerë, tregtia me sigurimet e dështimit të shlyerjes së huave po lulëzon. Qeveria Monti vihet në një pozitë sa vjen e më të vështirë.Qeverisë Rajoy në Madrid sapo iu desh të pranonte se nuk i shpëton më dot bankat e vendit, të cilat gjenden në një rrugë pa krye pa marrë ndihmën e Brukselit. Tani ministrja austriake e Financave Maria Fekter, nuk e përjashton këtë mundësi as për qeverinë në Romë. Ajo tha në televizionin austriak se njëherë Italia duhet të provojë gjithçka që të dalë nga kurthi i huave pa ndihmë të huaj.Spanja është ekonomia e katërt më e madhe në eurozonë, së cilës i duhet të pranojë që nuk është në gjendje t'i zgjidhë problemet e veta pa ndihmën e Brukselit. Në rast se Italisë (ekonomisë së tretë më të madhe) i duhet gjithashtu të ndjekë këtë rrugë, atëherë kjo gjë do ta ngrinte krizën evropiane të huave në një nivel të ri.