E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet e banesave jane ulur me 20

Ndërtuesit i kanë lejuar vetes të ulin çmimet e apartamenteve deri në 20 për qind. Kjo bëhet me qëllim që të nxiten sa më tepër qytetarët, për blerjen e banesave të reja. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi thekson se shitjet e apartamenteve janë tkurrur tepër, edhe për arsye se qytetarët mendojnë të kursejnë për të ardhmen në kushtet e përhapjes së një krize ekonomike në Europë.

Sipas zotit Muçi, qytetarët shprehen se bankat janë bërë doreshtrënguara kur bëhet fjalë për kredi me qëllim blerje banese.

Sipas drejtuesit të shoqatës së ndërtuesve, miratimi i planit urbanistik do ta lehtësonte më tepër tregun e banesave dhe realizmin e ndërtimeve të reja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›