E Enjte, 5 Nëntor 2026

Borxhet e pushtetit vendor rëndojnë buxhetin e shtetit

Borxhet e prapambetura vijojnë të mbeten një fenomen shqetësues dhe njëkohësisht barrë e rëndë për buxhetin e shtetit. 

Të dhënat zyrtare të ministrisë së financave tregojnë se vitin e kaluar, totali i detyrimeve të prapambetura arriti në 13.2 miliardë lekë. 

Peshën më të lartë të këtij stoku e mban pushteti vendor, disa prej të cilave sipas Shoqatës së Bashkive janë financiarisht të falimentuara. 
 
Pushteti vendor vijon të shtojë detyrimet e prapambetura duke u kthyer në barrë për buxhetin e shtetit. Të dhënat zyrtare të ministrisë së financave tregojnë se vitin e kaluar, totali i detyrimeve të prapambetura nga bashkitë arriti në 6.6 miliardë lekë. Kavaja, Tirana dhe Vora kryesojnë listën.
 
Shoqata e Bashkive e sheh si shqetësim krijimin e detyrimeve të prapambetura veçanërisht për bashkitë e vogla. Referuar të dhënave peshën më të madhe të detyrimeve bashkitë e kanë për shkak të kryerjes së investimeve pa pasur fonde për veprat publike.
 
Referuar raportit periodik të ministrisë së financave, në total detyrimet e regjistruara në fund të vitit 2021 janë 13.2 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›