Diplomë me 12 mijë euro, procedohen dy shtetas
Thuhej shpesh se në një universitet privat mund të merrje diploma me para në dorë, por tani u konkretizua skena e përfitimit.
Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë falsifikimi të diplomave të një universiteti privat. Operacioni i koduar “Ekonomisti”, përfundoi me procedimin penal të dy shtetasve, përkatësisht Hajrie Hanelli 60-vjeç dhe Vani Nicka 74-vjeç.
Diplomat ishin të rregullta dhe kryesisht më të kërkuara ishin degët e Ekonomikut dhe të Juridikut. Policia dyshon se këta dy persona së sajë të njohjeve të kishin me universitetin privat, përfituan diplomat prej andej dhe më pas i shisnin. Procedimi penal ne gjendje të lirë u dha për shkak të moshës së 2 personave. Ata akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. /Start/
2012-03-01 08:41