E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet, gjykatat bllokohen nga bankat dhe CEZ Shpërndarja

 E. Senja

Gjykatat e shkallës së parë në të gjithë vendin po përballen me një fluks të madh kërkesash nga bankat e nivelit të dytë dhe CEZ Shpërndarjes për lëshim urdhrave të ekzekutimit ndaj kredimarrësve të këqinj dhe atyre që nuk paguajnë energjinë elektrike. Në rastin e bankave, lëshimi i urdhrit të ekzekutimit ka të bëjë me kalimin e kolateralit në emër të kredidhënësit në kushtet kur kredimarrësi nuk ka mundur të shlyejë borxhin. Për sa i përket CEZ Shpërndarjes, kompania duke se ka ndryshuar taktikë në mbledhjen e borxhit të prapambetur duke ka zgjedhur kësaj radhe rrugën gjyqësore për të detyruar debitorët që të paguajnë.

Të dhënat online të gjykatave tregojnë se vetëm në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, janë depozituar plot 320 kërkesa nga CEZ Shpërndarja për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ndaj abonentëve familjare dhe bizneseve. Bankat ndërkohë mësohet se kanë dërguar plot 119 kërkesa të ngjashme në gjykata. Sipas të dhënave që publikon Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, kërkesat në fjalë janë regjistruar përgjatë periudhës 20 shkurt-09 mars të këtij viti duke shënuar një rritje të konsiderueshme të tyre krahasuar me periudhat e mëparshme por edhe në raport me kohën për të cilën bëhet fjalë. Situata ka qenë e tillë thuajse që prej fillimit të këtij viti. Madje, dyert e gjykatave kanë qenë më shumë të frekuentuara nga juristët e bankave apo CEZ Shpërndarjes gjatë fillimit të muajit shkurt. Rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave për lëshim urdhri ekzekutimi tregon se bankat dhe CEZ Shpërndarja shohin gjykatën si mundësinë e vetme për të mbledhur mbrapsht paratë e investuara apo pagesat për shërbimin e dhënë.

Kreditë

Numri i madh i kërkesave nga bankat për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit mbi pasurinë e kredimarrësve lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e kredive me probleme. Shoqata e Bankave raportoi sëfundmi se kredia me probleme deri në fund të dhjetorit arriti në 18.8 për qind. Kjo është një shifër e lartë krahasuar me treguesit me të cilët u nis viti 2011. Në janar 2011, kredia me probleme ishte 14.5 për qind. Vlen për tu theksuar fakti se ritmet e rritjes së kredive me probleme nuk janë më ato të parat duke dhënë shpresat për rritjen e aftësisë paguese të kredimarrësve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›