E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës pëson ulje të lehtë në Tiranë

 Por çudia erdhi nga tregu i karburanteve në vend, ku kësaj here lajmet për naftën nuk vijnë për rritjen e çmimit, por për një ulje të lehtë të tij.

Nga 195 lekë për litër që shkoi gjatë javës që lamë pas, sot, një litër naftë tregtohet me 189 lekë, pra 6 lekë më pak. Por, kjo ulje nuk parashikohet më tej, pasi ndikim në çmim përveç ndryshimeve në tregun vendas, ndikojnë edhe çmimet në bursat ndërkombëtare. 

Grosistët bëjnë me dije se rezervat e naftës mbahen të hapura në pikat doganore dhe blihen për çdo ditë në varësi të kërkesës që kanë konsumatorët për karburante. Çmimet transmetohen menjëherë sipas bursës ndërkombëtare, në rastin tonë bursës së Londrës. Aktualisht çmimet në bursat ndërkombëtare vijojnë të jenë të larta, ku një ton naftë tregtohet me mbi 1060 dollarë. /Start/

                                                                                             2012-03-11 15:56
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›