Borxhet i riu vetevaret ne banjen e nje qendre interneti
Artan CENA
TIRANE - I jep fund jetes duke u vetevarur ne banjen e nje qendre interneti. Ngjarja e rende eshte zbuluar mengjesin e djeshem ne Tirane. Ervin Skendaj 30 vjec eshte gjetur i vdekur ne ambientin e tij te punes nga personat e tjere. Sipas te dhenave veteflijimi ka ndodhur te Oxhaku prane Shkolles se Bashkuar. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu qe kane nisur hetimet. Jane marre disa deshmi te personave qe e njihnin dhe dyshimet e para jane qe i riu ti kete dhene fund jetes per shkak te borxheve te shumta. Ervin Skendaj nga Gjirokastra me profesion inxhinier kishte disa kohe qe ishte i papune. Ky mund te jete shkaku qe e ka cuar ate drejt veteflijimit. Gjithsesi eshte duke u hetuar ende ne lidhje me shkakun e vetevarjes se 30-vjecarit. Nje tjeter piste eshte dhe ajo e nje dashurie te nderprere ne mes.
NGJARJA
Mengjesin e djeshem eshte zbuluar se nje 30-vjecar i ka dhene fund jetes ne nje internet publik. Ngjarja nuk ka ende motive te qarta ndersa policia eshte duke vazhduar hetimet per zbardhjen e saj. Viktima Ervin Skendaj eshte gjetur nga nje punonjes paraditen e dites se djeshme ne banjen e nje qendre interneti ne afersi te Shkolles se Bashkuar. 30-vjecari nga Gjirokastra i cili me profesion ishte inxhinier por i papune sipas policise eshte vetevarur. Sipas disa personave qe kane dhene deshmine e tyre ne komisariat ai eshte pare mbremjen e dy diteve me pare ne kete qender interneti duke pare ne kompjuter nje film romantik por askush nuk ka ditur te jape pergjigje se kur ai ishte fshehur ne banje derisa kane ikur te gjithe klientet per ti dhene fund jetes.
HETIMET
I riu eshte gjetur mengjesin e djeshem nga nje punonjes i qendres se internetit. Personi i pare qe e ka pare sa ka shkuar per te hapur qendren kur ka shkuar ne banje te marre fshesen por aty ka mbetur i shtangur. Menjehere ka lajmeruar policine dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa patrulla te Komisariatit Nr. 4 qe mbulon dhe zonen ku ka ndodhur veteflijimi. Megjithate paraprakisht policia dyshon se pervec perfundimit te ndonje lidhjeje i riu mund te jete vetevrare edhe per shkak te borxheve pasi disa te njohur te tij kane pohuar se Ervini ishte shprehur per borxhet qe kishte dhe nuk po i lante dot pasi nuk gjente nje pune. Gjithsesi diten e sotme pritet qe te zbardhen dhe shkaqet e verteta e policia te perfundoje hetimet.
Shitja e droges con ne pranga tre persona
TIRANE - Tre persona jane arrestuar nga forcat e policise pasi ishin shperndares te lendeve narkotike. Dy dite me pare eshte kapur ne flagrance Faik Kurti 58 vjec lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane i denuar me pare per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Arrestimi i tij eshte bere pasi u kap rreth ores 1500 ne Rrugen e Kavajes me 6 grame bime narkotike te llojit heroine e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Ne nje operacion tjeter jane arrestuar ne flagrance dy te rinjte Bledar Bega 30 vjec lindur ne Gramsh dhe banues ne Tirane i denuar me pare per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike si dhe Edmond Tabaku 32 vjec lindur ne Gramsh dhe banues ne Tirane. Arrestimi i tyre eshte bere pasi ne afersi te Stacioni te Trenit ne Tirane pas nje kontrolli eshte gjetur rreth 0.6 grame lende e dyshuar heroine e cila ishte e ndare ne tre porcione. Lenda narkotike eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Kontrollohet serish autobusi gjenden dhe 25 kg Cannabis
KORCE - Ishte bllokuar pak dite me pare pasi u gjeten 45 kilograme Cannabis sativa por dje eshte gjetur serish nje sasi e dyte prej 25 kilogramesh. Pas nje kontrolli te dyte te ndermarre nga policia e Korces ne autobusin Tirane-Athine jane gjetur dhe sekuestruar 25 kg lende narkotike e llojit Cannabis sativa. Autobusi me targa TR 19 58 ishte sekuestruar nga policia pasi dite me pare ishte kapur me 46 kg Cannabis por pas nje kontrolli te dyte policia ka mundur te gjeje edhe 25 kg droge te tjera. Mesohet se pas informacioneve te marra policia ka vendosur te rikontrolloje kete autobus duke gjetur edhe drogen. Gjithashtu policia ka bere te mundur edhe arrestimin e dy drejtuesve te autobusit Bajram Dapi 26 vjec dhe Kristo Prifti 24 vjec. Materialet ne ngarkim te tyre i kane kaluar Prokurorise se rrethit.
Ambasada Greke Emigrantet shqiptare do te levizin te lirshem
TIRANE - Ambasada Greke ka reaguar ne lidhje me vendimin per levizjen e emigranteve te ligjshem gjate muajit dhjetor. Ne nje njoftim te djeshem nga Ambasada helene ne Tirane thuhet se ne lidhje me pamundesine e daljes dhe rikthimit ne Greqi gjate muajit dhjetor 2010 te te huajve me qendrim te ligjshem ne Greqi deshirojme tju veme ne dukje se vendimi i sivjetshem i ministrit te Mbrojtjes se Qytetarit date 12 nentor 2010 ka te beje me vitin pasardhes dhe me konkretisht me periudhen prej 1 janar 2011 deri me 31 dhjetor 2011. Per periudhen qe i jane referuar shkrimet e meparshme theksojme se ekziston vendimi i vjetshem i ministrit te Mbrojtjes se Qytetarit 4 nentor 2009 sipas te cilit lejohet gjate periudhes 15 nentor 2009-31 dhjetor 2010 dalja dhe rikthimi ne Greqi te te huajve me qendrim te ligjshem ne Greqi.
19 Nentor 2010