E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ish-anetarit te bandes se Lushnjes eshte bere per hakmarrje



Artan CENA
TIRANE - Ish-pjesemarresi ne banden e Lushnjes Gerti Lala eshte vrare me pagese. Pas hetimeve disamujore te kryera nga policia dhe prokuroria lokale mengjesin e djeshem eshte bere e ditur se u vu ne pranga autori i dyshuar i ketij krimi. Ne nje deklarate per shtyp te Policise se Shtetit eshte bere e ditur se si autor i dyshuar i ketij krimi ne pranga ka rene Orgest Bilbili 20 vjec nga qyteti i Lushnjes. Sipas policise i arrestuari dyshohet se ne bashkepunim dhe me persona te tjere mbremjen e dates 8 korrik 2010 ka vrare Gerti Lalen i njohur me nofken Iriqi. Sic eshte mesuar pas ngjarjes Lala njihej si pjesetar i bandes se Lushnjes dhe vrasja e tij ka te beje me aktivitetin kriminal qe ka bere ai gjate viteve te ndryshme. Policia beri te ditur dje se i arrestuari Bilbili dyshohet se eshte paguar per te bere vrasjen e Lales nga persona ende te paidentifikuar.
HETIMET
Qe prej dites se vrasjes 8 korrik 2010 Policia dhe Prokuroria e Lushnjes kishin nisur hetimet me qellim zbardhjen e vrasjes mafioze te Iriqit. Pas muaj hetimesh me metoda speciale dhe pergjime telefonike dy dite me pare policia ka shoqeruar disa te rinj. Pas kesaj nena dhe motra e viktimes se 8 korrikut jane marre ne polici dhe u eshte kerkuar ballafaqim me te shoqeruarit. Sic eshte mesuar dy grate kane qene ne nje mendje qe autori i krimit ishte Orgest Bilbili 20 vjec nga Lushnja. Policia tha se ka prova te tjera qe vertetojne autoresine e krimit vec njohjes nga te afermit e Gerti Lales. Drejtoria e Policise se Qarkut Fier ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje ne saje te nje pune te mirefillte hetimore ka bere te mundur zbardhjen e nje vrasjeje te ndodhur ne korrik te ketij viti ndodhur ne qytetin e Lushnjes si dhe ndalimin e autorit te saj shtetasit Orgest Bilbili 20 vjec lindur dhe banues ne Lushnje - tha dje gjate nje konference shtypi kreu i Policise se Fierit. Pas hetimeve te kryera ky person rezulton te jete autori i dyshuar i vrasjes se Gerti Lales 29 vjec ndodhur rreth ores 2330 te dates 8 korrik 2010 prane baneses ku ai jetonte ne Lushnje.
VRASJA
Gjithcka ka ndodhur ne oret e vona te dites se enjte 8 korrik 2010. 29-vjecari banor ne Lushnje ka qene me shoqerine e tij e rreth ores 2300 eshte kthyer ne shtepi. Dyshohet se ai eshte ndjekur deri ne momentin kur ka hyre ne pallatin ku banonte. Ne sallen operative te Lushnjes eshte njoftuar nje vrasje nderkohe qe agjente te policise kane vajtur ne vendngjarje. 29-vjecari Gerti Lala sipas policise kishte marre ne trup shtate goditje me thike si dhe tre plumba njeri prej te cileve eshte marre pas koke. Sipas deshmive te marra nga fqinje dhe te aferm te viktimes por edhe nga keqyrja e vendit te ngjarjes mesohet se autoret e krimit jane me shume se nje dhe fillimisht ata jane perleshur fizikisht me viktimen. Me pas ai eshte qelluar me thike e me tej nuk jane kursyer as plumbat. Ne vendngjarje u gjeten objekte te lena nga autoret si nje karikator nje dorashke si dhe dy gezhoja. Dyshohet se arma e perdorur ka qene me silenciator.

Adoleshenti shqiptar denohet ne Angli per perdhunim
LONDER - Nje adoleshent shqiptar i cili jetonte si emigrant i paligjshem ne Southend te Anglise eshte denuar me tre vjet burg per perdhunimin e nje 28-vjecareje me 8 maj te ketij viti. Ervis Bulica pranoi fajin dhe krimi i tij u shenua ne regjistrin e krimeve seksuale ndersa u mor vendimi qe me te mbaruar denimin ai do te riatdhesohet ne Shqiperi. Me sa duket 28-vjecarja ndante qirane me te riun shqiptar por nje dite kur ajo ishte vetem ne dhomen e saj ai e kishte sulmuar duke e perdhunuar ate. Bulica kishte deklaruar para gjykatesve se ishte 17 vjec dhe per kete arsye ai u dergua per te vuajtur denimin ne burgun e adoleshenteve. Sipas autoriteteve angleze emri i tij do te mbetet pergjithmone ne regjistrin e personave qe kane kryer krime seksuale. Pas vendimit te dhene prokurorja e ceshtjes u shpreh se ishte e kenaqur qe 17-vjecari kishte marre denimin e merituar pas nje hetimi te gjate dhe te nderlikuar mbi nje krim te rende. Ajo falenderoi deshmitaret qe ndihmuan ne arrestimin e Ervis Bulices. Sipas saj e vetmja gje pozitive ne kete proces ishte se i riu kishte pranuar krimin e bere.

Donte te hynte me thike ne stadiumin e Korces hetim te riut
KORCE - Nje i ri po hetohet ne gjendje te lire pasi eshte kapur ne tentative per te hyre ne stadiumin e Korces me nje thike me vete ne kohen kur luhej ndeshja miqesore Shqiperi-Maqedoni. Lajmi behet i ditur nga policia lokale e cila theksoi se qe prej dy ditesh jane kryer veprimet hetimore procedurale ne gjendje te lire per Avdi Bratin 19 vjec banues ne fshatin Golaj Has. 19-vjecari ne fjale eshte marre nen hetim pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet policore ne stadiumin Skenderbeu te qytetit te Korces per zhvillimin e ndeshjes miqesore Shqiperi-Maqedoni eshte konstatuar se ka pasur te fshehur ne trup nje thike dhe nje perforcues grushti mjete qe klasifikohen si arme te ftohta. Policia tha se ndaj te riut eshte ngritur vepra penale e mbajtjes pa leje te armeve te ftohta.

Mbytet peshkarexha ishte ne pune prej 70 vitesh
DURRES - Nje tjeter peshkarexhe eshte mbytur mengjesin e djeshem ne Portin e Durresit. Peshkarexha me emrin Mati qe ishte ne perdorim prej 70 vjetesh eshte mbytur ne kalaten lindore te portit aty ku ishte ankoruar prej kohesh. Ajo ka qene ne gjendje te amortizuar teknike per shkak te kohes se gjate te perdorimit. Peshkarexha Mati ishte prodhim gjerman e destinuar per vendosjen e minave ne det ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. Pak dite me pare si pasoje e motit te keq nje tjeter peshkarexhe u mbyt ne Portin e Durresit.

19 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›