E Martë, 3 Nëntor 2026

Refuzimet për punësim në Kukës, një ndër arsyet është heqja nga skema e ndihmës ekonomike

Mbi 6500 punëkërkues aktivë numërohen në qarkun Kukës.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dega Kukës, Shani Kastrati thotë se dominojnë  grupmoshat nga 18 vjeç që janë pjesë e skemës.

Sipas tij nuk mungojnë variantet për tu punësuar por refuzojnë për një arsye kryesore, heqja e ndihmës ekonomike.

Arsye tjetër e refuzimeve të vendeve të punës nga të rinjtë që banorët në Kukës e cilësojnë edhe si arsye që kanë për të emigruar është paga minimale që u ofrohet këtu.

Aktualisht, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, drejtoria rajonale Kukës ofron kurse profesionale në disa drejtime.

Në bashkinë Kukës numërohen mbi 4000 punëkërkues aktivë, në Has mbi 1300 dhe Tropojë mbi 1100.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›