E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi Obama ultimatum Sillni per 36 propozimet

“Koha nuk premton. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk paguajnë në kohë, taksat do të rriteshin për të gjithë”. Është ky i disati paralajmërim i presidentit Barak Obama drejtuar republikanëve e drejtëpërdrejt edhe popullit amerikan. Presidenti demokrat sërish kërkon një marrëveshje bipartizane përsa i përket borxhit amerikan.

“Nuk jemi as Greqia dhe as Portugalia”- deklaroi presidenti që theksoi gjithashtu se duhej vepruar me të shpejtë duke kërkuar sërish që për të mirën e kombit të hidhëj vështrimi përtej interesave të ngushta e duke bërë thirrjen për ato që i quajti vendime të vështira. Presidenti afirmoi se nga partia e tij nuk kishin munguar kritikat përsa i përket menaxhimit të  krizës e mungesës së një kompromisi, por nuk nguroi të vendoste një ultimatum për gjetjen e tij.

Duke hedhur poshtë një reduktim të shpenzimeve me 2.4 miliard dollarë pa sakrifica nga më të pasurit, Obama u kërkoi republikanëve të paraqesin një plan serioz brenda 36 oreve. Në grindjen për ngritjen e tavanit të borxheve si datë përfaqësuesit e Dhomës së Deputetëve dhe ata të qeverisë në Washington nuk kanë arritur dot një marrveshje.

Më parë, edhe raundi i pestë i bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë përfundoi pa rezultate. Kongresi i SHBA grindet prej muajsh për ngritjen e kufirit të borxheve të përcaktuar me ligj prej 14.3 miliardë  dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›