E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, bashkëpunim për sulmin në Argjentinë

Irani tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me Argjentinën në lidhje me sulmet e vitit 1994 ndaj një komuniteti hebre në qendër të Buenos Airesit, ku vdiqen 85 njerëz.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Iranit tha se “është e gatshme për një dialog konstruktiv me qeverinë e Argjentinës për të hedhur dritë brenda kornizave ligjore dhe për të penguar rrugën e vazhdueshme të gabuar të hetimeve”.

Izraeli fajëson Teheranin dhe milicinë shiite Hezbollah se i ka kryer sulmet.

Argjentina ka lëshuar flet arrestime për ministrin iranian të Mbrojtjes Ahmed Vahidi krahas 5 iranianëve te tjerë dhe një libanezi të akuzuar se kanë planifikuar dhe kryer sulmet.

Edhe Irani edhe Hezbollahu kanë mohuar në vazhdimësi përfshirjen në sulmin e vitit 1994.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›