E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama priti Dalai Lamën

Presidenti amerikan Barak Obama ka pritur të shtunën liderin shpirtëror Dalai Lama, duke sfiduar kështu paralajmërimet e Kinës.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi “thekson mbështetjen e fuqishme të presidentit për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor si dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët”. Po ashtu thuhet se presidenti do të theksojë mbështejen e tij për dialog mes përfaqësuesve të Dalai Lamës dhe qeverisë kineze, për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Kina ka kërkuar anulimin e takimit, duke thënë se ai mund t`i “dëmtojë marredheniet amerikano-kineze". Kina e akuzon Dalai Lamën se po kërkon ndarjen e Kinës.

Takimi i fundit i Obamës me Dalai Lamën në fillim të vitit 2010, po ashtu nxiti kritika nga Pekini.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›