Murdoch spote drejtuar publikut. Kerkon falje

Ndjesa e Rupert Murdoch është kombëtare. Në gazetat britanike një faqe e tërë nga ato dedikuar reklamave publikojnë sot ndjesën e Rupert Murdoch manjatit të mediave. Në të shkruhet “na vjen keq për gjithçka bëmë gabim” e kërkohet falje që nuk u ndërmorrën hapa më të shpejtë për të zgjidhur çështjen.
“Kuptoj se thjesht një falje nuk mjafton. Biznesi ynë u ngrit mbi idenë se një shtyp i lirë dhe i hapur është një forcë pozitive për shoqërinë. Duhet ta kishim përjetësuar diçka të tillë. Në ditët në vijim do të ndërmarrim hapa konkrete për të zgjidhur çështjet ende pezull e për të rregulluar paksa dëmin e shkaktuar ndaj do të dëgjoni më shumë nga ne”- thotë deklarata e nënshkruar “me sinqeritet, Rupert Murdoch” .
Një ditë më parë vetë Murdoch i kërkoi falje dhe familjes së Milly Dowler, 13- vjeçares së vrarë në 2002. Përgjimi i telefonit të saj ishtë vazoja e Pandorës që çoi në mbylljen e “News of the World” e ende po trondit perandorinë mediatike të australianit 80- vjeçar e jo vetëm.
Rebeka Brooks, drejtuese ekzekutive e korporatës dhe ish- kryeredaktore e “News of the World” dha dorëheqjen. Edhe Les Hinton, administrator i deleguar i Dow Jones që publikon “Wall Street Journal”, 50 vjet ekzekutiv i lartë në perandorinë e Murdoch, dha dorëheqjen gjithashtu.
E ndërsa skandali nuk duket të mbyllet me kaq. media sjell në vëmendje dy takime të kryeministrit David Kameron me Rebeka Brooks e një me James Murdoch si dhe qëndrimin e Andy Coulson, ish- zëdhënës i Kameron e i arrestuar në lidhje me përgjimet në rezidencën qeveritare edhe pas dorëheqjes së tij.