Testet e krizes. Bankat europiane kalojne stresin

Pas një jave të stuhishme në tregjet europiane rezultatet e testeve të stresit për bankat konsiderohen pozitive. Nga 91 banka të unionit vetëm 8 nuk e kaluan testin e Autoritetit Bankar Europian, 5 banka spanjolle, dy greke dhe një austriake. Në rrezik janë megjithatë dhe 16 të tjera mes të cilave portugezet BCP e BES. E kaluan testin të gjitha bankat italiane.
Testet e rezistencës shpalosën një skenar krize të ngjashme me atë të dy viteve më parë 2011-2012 kur recesioni u përshkrua si mjaft i rëndë. Kaluan sprovën dhe bankat franceze pavarësisht ekspozimit të tyre ndaj aksioneve të Greqisë. Për ministrin francez të financave Fransua Baron ky mbetet një tregues i qartë për qëndrueshmërinë e bankave.
Për herë të parë këto teste morrën në konsideratë ekspozimin ndaj institucioneve të rrezikuara, domethënë morën parasysh dhe borxhin publik të vendeve në vështirësi.
Megjithatë lajmërojnë ekspertët rezultatet e stress- testit nuk arrijnë të qetësojnë tregjet . 17 vendet e eurozonës do të përpiqen që gjatë javës së ardhshme të pregatisin paketën e dytë të shpëtimit për Greqinë.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Herman van Rompuy, thirri për të enjten e ardhshme një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel me kryetarët dhe kryeministrat e shteteve anëtare. Në rend të ditës do të jetë stabiliteti i hapësirës së euros në përgjithësi si dhe financimi i ardhshëm i programit të ndihmave për Greqinë.