Lamtumire Amy bota e rock-ut e shokuar

Të njohur e admirues të shumtë ndërojnë në Londër kujtimin e Amy Winehouse . Në vendet ku këngëtarja e rrokut ka punuar kënduar apo thnjesht i ka frekuentuar gjen sot qirinj e lule. Bota e rrokut është shprehur e shokuar ndërsa kolegë të këngëtares i kanë dedikuar kujtimit të saj performancat e planifikuara për sot.
Winehouse, një prej këngëtareve më të talentuara të brezit të saj fitoi famë botërore me albumin “Frank”, e hyri në histori me një tjeter këngë "Rehab" ku përmblodhi luftën personale për t’i dhënë fund varësisë ndaj drogës e alkoolit. Ka fituar 5 çmime Grammy.
Akademia e Shteteve të Bashkuara, e cila ndan këtë çmim sot në një deklaratë e cilësonte Winehouse si “një intepretuese dinamike, e cila kishte përzier rock-un, jazz-in, pop-in dhe shpirtin dhe kishte krijuar një tingull”.
Kantautorja britanike e njohur për kontrastet e fuqishme të vokalit të saj u gjet pa jetë në banesën e saj në Camden Square në Londër, një muaj pasi performanca e dështuar para 20 mijë spektatorëve në Serbi e detyroi të anullonte të gjithë turin europian.
Ishte vetëm 27 vjeç. Në një njëjtën moshë janë shuar dhe Janis Joplin, Curtt Cobain apo Jim Morrison. Me problemet e theksuara me drogën e alkoolin kjo nuk ishte hera e parë që deklarohej e vdekur. Sipas tabloid britanik "Sunday Mirror", vdekja e këngëtares është shkaktuar nga një koktej medikamentesh dhe droge.
Sky News bën të ditur se mjekët që mbërritën në banesën e saj në Londër nuk mund të bënin më asgjë për të pasi këngëtarja kishte ndërruar jetë për shkak të një ovedoze.
Delina Bitraku