E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, zgjedhjet parlamentare në nëntor

Egjipti do të zhvillojë në muajin nëntor, zgjedhjet parlamentare, të cilat janë një hap vendimtar për tranzicionin që ka përfshirë vendin.

Mediat egjiptiane informojnë se shefi i Komisionit Zgjedhor, Abdul Moaez Ahmed Ibrahim, në një takim të zhvilluar me gazetarët ka theksuar se zgjedhjet e të dyja dhomave të parlamentit do të mbahet në të njëjtën kohë dhe plotësisht të mbikqyrur nga gjyqtarët. Ndërkohë që ende nuk ka një datë të saktë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Komisioni Zgjedhor u krijua më 19 korrik, në një takim të këshillit suprem të forcave të armatosura, ku u njoftua gjithashtu se vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të lejohen të vëzhgojnë zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›