E Shtunë, 31 Tetor 2026

400 tonë ushqime për Somalinë

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se ka shpërndarë 400 tonë ushqime në Somalinë Jugore, ndërsa Kombet e Bashkuara po përgatiten të zhvillojnë bisedime urgjente për rajonin e goditur nga uria.
 

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Yves Van Lo, tha se kjo ishte ndihma e parë për zonat e kontrolluara nga kryengritësit e al-Shababit që nga viti 2009. I njëjti person, theksoi se furnizimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
 

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar mungesë ushqimesh në rajonet e Somalisë jugore, për shkak të thatësirave që kanë kapluar vendin me vite, por edhe pengesave që kanë shkaktuar kryengritësit ndaj agjencive humanitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›