E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, përkujtohen viktimat e “Paradës së Dashurisë”

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Duisburg të Gjermanisë, për të kujtuar viktimat e festivalit “Parada e Dashurisë”, një vit më parë.
Rreth 7,000 njerëz të prekur nga incidenti, përfshirë familjarë dhe miq të viktimave, u mblodhën në stadiumin e qytetit, duke mbajtur një minutë heshtje dhe më pas fjalime.
Incidenti ndodhi më 24 korrik të 2010-ës, kur brenda tunelit ku mbahej festivali, shpërtheu paniku dhe njerëzit shtypën njëri-tjetrin.
21 persona mbetën të vrarë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›