Plagosen rumunin ne sy te gruas, pranga 2 shqiptareve
Spanje- Dhunuan nje rumun ne lokal ne sy te bashkeshortes se tij, arrestohen dy shqiptaret e dyshuar. Ngjarja ka ndodhur me 24 gusht te ketij viti, ne Zaragoza te Spanjes, ne kafeterine e quajtur "Conde de Torrecederia". Policia e Shtetit ndaloi dje ne banesat e tyre te rinjte e dyshuar per krimin, Remol A., 21 vjec, dhe Renato A., 25 vjec, shqiptare qe kishin emigruar ne gadishull. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e "ushtrimit te dhunes me pasoje plagosjen" dhe sipas dosjes hetimore, dy muaj me pare te dyshuarit kane hyre ne lokal, ku nje emigrant tjeter rumun gjendej nen shoqerine e gruas se tij dhe e kane rrahur barbarisht. Hetuesit thane se viktima ka marre shume plage ne trup, te shkaktuara nga mjete te forta, grushtet apo shkelmat e panumerta dhe eshte derguar ne spital ne gjendje te rende. Por fal bashkepunimit te te demtuarit dhe te gruas se tij, eshte bere identifikimi i te dyshuarve dhe kapja e tyre nga agjentet. Policia tha se nje prej te arrestuarve i kaloi per hetim direkt gjykates, pasi akuzohet si autori kryesor i krimit te ndodhur.