Kredimarresit, 34% marrin ne tregun e zi
Blerina Hoxha
Me shume se 34 per qind e shqiptareve qe kane nevoje per hua, nuk i drejtohen bankave por tregut te zi. Shifra ka dale nga nje ankete qe Banka e Shqiperise ka bere per borxhin e familjeve, nga ku mesohet se 68 per qind e kredimarresve i drejtohen bankave dhe institucioneve te tjera, jo banka por te licencuara per kete qellim. Ndersa pjesa tjeter qe eshte plot 34 % perdorin tregun e zi per kreditim, ku shpesh here jane marramendese. Shpesh here bankat dhe institucionet e tjera te kreditit nuk jane aq te shpejta per te plotesuar nevojat emergjente te nje individi per hua. Te marresh kredi ne banka duhen plotesuar disa procedura dhe shpesh here, keto shoqerohen me nje kohe te gjate. Nga ana tjeter konsumatoret shpesh here kane nevoje per pagesa emergjente, per shlyerjen e te cilave nuk mund te sigurojne likuiditete nga bankat. Kjo con ne kredimarrjen ne te zeze, duke krijuar keshtu nje hendek ne tregun financiar qe nuk ka mundesi te kontrollohet dhe as te mbikeqyrjet. Nga ana tjeter rezulton nga anketa e Bankes se Shqiperise se rreth 67% e familjeve shqiptare jane ne borxh me bankat. Pjesa me e madhe e tyre kane marre kredi prane bankave, ndersa pjesa tjeter overdraft ose perdorin karta krediti. Pyetesori mbi borxhin e familjeve synon te marre te dhena suplementare per nivelin e borxhit, peshen e shlyerjeve te borxhit ne te ardhurat familjare, monedhen e emetimit, llojin e borxhit, si dhe karakteristika te tjera te kredimarresve. Sipas bankes, analiza e te dhenave te ketij pyetesori sherben per te identifikuar peshen e faktoreve te ndryshem te rrezikut te kredise per familjet dhe zhvillimin e tyre ne kohe. Pjesa me e madhe e familjeve shqiptare perbehen nga tre ose kater persona, konkretisht 59.38% e tyre. Ndersa 28.13% e tyre kane ne perberje pese ose me shume persona. Vetem nje ose dy persona jane burimi kryesor i te ardhurave ne familje, cka do te thote se vetem ata jane ne marredhenie pune, rreth 53.12% e familjeve dhe pjesa me e madhe e tyre jane te punesuar ne sektorin privat. Banka qendrore e vendit nga te anketat mbi detyrimet e familjeve shqiptare dhe te ardhurat e synon te nxjerre vec te tjerash edhe te dhena nga ekonomia reale. Rezultatet japin nje pasqyre te sakte ne lidhje me mikroekonomine, duke i dhene bankes te njohe me nga afer rreziqet qe mund ti kanosen sistemit bankar. Banka e Shqiperise e ka forcuar vrojtimin mbi rreziqet ndaj sistemit financiar ne menyre te drejtperdrejte. Per kete qellim eshte ngritur departamenti i stabilitetit financiar si nje strukture e re brenda bankes, qe sherben per prognoza ndaj problematikes qe kane te bejne me stabilitetin financiar te vendit ne teresi.