E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jo vetem polici dhe burgje"

Bisedoi: Artur Qoraj

Interviste me drejtorin e Kabinetit te Avokatit te Popullit: Te drejtat e njeriut, arsyeja perse ekzistojme

Tirane- Perhapja e "epidemise" se lidhjes me zinxhire nga familjaret te te semureve mendore, nuk ka vene ne levizje vetem strukturat qeveritare apo policine, por edhe Avokatin e Popullit. Duke rikthyer ne vemendje mungesen e nje ligji, apo ambienteve te pershtatshme per strehimin dhe trajtimin e kesaj kategorie, institucioni ka hartuar rekomandime per nderhyrje urgjente. Jo vetem kaq, pasi me pare ishim mesuar qe Avokatin i Popullit ta ndiqnim ne reagime te ashpra per dhunen policore jashte dhe brenda komisariateve, dhunen ne burgje apo ceshtje te tjera. Por edhe nje here, drejtori i Kabinetit prane AP-se, Artur Lazebeu, ve ne dukje se "ky institucion nuk eshte vetem per policine dhe burgjet, por edhe per te drejtat e njeriut e luften kunder tortures apo trajtimit cnjerezor", si ne rastin e mbajtjes lidhur me zinxhire, te pese personave ne Diber, Fier dhe Kavaje. Me poshte lexoni nje interviste te dhene nga Artur Lazebeu per gazeten "Koha Jone".

Zyra e Avokatit te Popullit po realizon inspektime ne dhomat e izolimit dhe shoqerimit ne rajonet e policise, si dhe sistemin e burgjeve. Cfare eshte konstatuar, pasi duket sikur jeni fokusuar shume mbi kete drejtim?

E drejte. Para se te referoj mbi inspektimet neper dhomat e izolimit dhe shoqerimit, me duhet te theksoj se keto inspektime, jane vetem nje pjese e punes se Avokatit te Popullit. E theksoj kete, per shkak se gjate vitit te fundit, edhe ne vete kemi perfituar ndjesine se perceptimi publik eshte fokusuar ne kete drejtim, a thua se Avokati i Popullit nuk ka pune tjeter, perpos inspektimeve te kesaj natyre. Jo, ka qene vete synimi yne qe per te theksuar faktin e nje atributi te ri qe zyra jone mori diku nga viti 2008, pra ate te Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures, te evidentonim disi me shume veprimtarine e njesise se krijuar per kete qellim prane Institucionit tone. Kesaj besoj se ia kemi arritur, edhe fale punes se mire te kesaj njesie, por edhe fale ndjeshmerise me te madhe qe krijon opinioni publik ndaj rasteve te keqtrajtimeve apo kushteve te atyre qe ne i quajme ambiente te mbyllura, ku eventualisht edhe dhuna e perfaqesuesve te shtetit, mund te ushtrohet ne kufijte e vepres penale te tortures, e cila per nga perkufizimi, nuk konsiston thjesht dhe vetem ne kufijte e dhunes fizike, por edhe asaj psikologjike e keshtu me radhe.

Ku eshte kontrolluar dhe cili eshte rezultati ?

Konkretisht gjate kesaj kohe, inspektoret tane te kesaj njesie kane ushtruar mbi 80 inspektime ne dhomat e paraburgimit, ne burgje, spitale psikiatrike, shtepi te moshuarish etj. Ketu vlen te theksoj se nuk duhen neglizhuar edhe ambiente te tilla si portet apo aeroportet, pasi edhe ne keto vende ka hapesira dhe mundesi qe shtetasit te mos trajtohen me respektin qe meriton integriteti i tyre, sidomos gjate kontrollit fizik qe u behet teksa kalojne kufirin. Mos u cuditni nje dite, kur dikush nga ata djelmoshat e rinj te te kthejne qofte edhe per faktin se ti, teksa kalon porten hekurdetektuese, rastesisht t'i kesh duart ne xhepa dhe te te kthejne, vetem e vetem se iu duket si mungese respekti. Por edhe sikur keshtu te ishte, askush nuk ka te drejte te abuzoje me detyren qe kryen. Nuk po flas per ndonje ndalim dhe kontroll fizik te tepert.

Cilat jane problematikat qe keni evidentuar dhe si c'mendim keni per dukurine me te fundit, te lidhjes me zinxhire apo izolimit nga familjaret e te semureve mendore ?

Gjithmone referuar rekomandimeve te Avokatit te Popullit, ne pergjithesi do te thosha se kontrollet tona kane pasur ndikimin e vet ne permiresimin e gjendjes ne keto institucione. Ne kemi qene dhe jemi te ndergjegjshem, se situata infrastrukturore ne keto ambiente nuk mund te ndryshoje menjehere pas nje, dy apo me shume kontrolleve tona. Kjo eshte e natyrshme, pasi ka te beje me probleme te tjera te buxhetit te shtetit dhe te fondeve te alokuara per kete qellim. Ajo qe ne kemi pretenduar dhe pretendojme eshte ngulitja e nje kulture ligjore, sipas se ciles, normat evropiane per trajtimin e te burgosurve jane standardi minimal qe duhet permbushur per respektimin e te drejtave te kesaj kategorie. Kesaj i sherben edhe botimi yne, tashme i shperndare neper te gjitha burgjet e Shqiperise, por edhe me gjere, kudo ku ka te burgosur shqiptare neper bote. Ju ftoj t'i hidhni nje sy edhe faqes tone ne internet, dhe ku duke filluar nga data 6 janar, deri me 22 tetor 2009, do te gjeni te pasqyruar mbi 100 rekomandime, me te cilat jo pak eshte marre dhe i ka trajtuar pelqyeshem edhe shtypi i dites. Keto rekomandime fillojne me ceshtjen e pagesave te punonjesve te Muzeut Arkeologjik ne Durres, me rekomandimet per mbrojtjen e te drejtave te konsumatorit, me rekomandimet per ndryshime ne legjislacion ne kuadrin e reformes ne drejtesi, per sistemin arsimor parauniversitar, per problematiken e regjistrave te gjendjes civile, per kartat e identitetit, per permiresimin e sinjalistikes rrugore, per ndotjen akustike dhe mbarojne te pakten deri sot, me rekomandimin e Avokatit te Popullit per sistemimin ne Qendren e Perkujdesjes Shendetesore, te nje te semuri mendor, qe u gjet i lidhur me zinxhire nga gjyshi i tij. Pertej ketij rasti, apo edhe te tjereve qe e pasuan keto dite, Avokati i Popullit invokon edhe rekomandimin e tij ne nje raport te posacem per Parlamentin, derguar para nje viti, ku ai kerkon ngritjen e nje qendre te posacme per trajtimin e ketyre rasteve dhe moslenien e tyre ne dore te rastesise, te flagrances apo skupit mediatik te radhes. Natyrisht, ne rekomandimet e Avokatit te Popullit gjen edhe problematiken per permiresimin e kushteve ne dhomat e shoqerimit neper komisariate te ndryshme ne mbare vendin, ne burgje, spitalet psikiatrike etj.

Si i pret kontrollet tuaja, personeli i ketyre institucioneve dhe a ka pasur probleme ?

Natyrisht, cdo kontroll eshte i bezdisshem. Nuk them se na presin krahehapur, por per sa u perket pengesave te ndryshme apo sjelljes se tyre, do te thosha se nuk na sjellin pengesa. Personeli i ketyre institucioneve, sikunder edhe strukturat me te larta, tashme jane bere te ndergjegjshem se kontrolli i Avokatit te Popullit, jo vetem eshte dicka e parashikuar ne ligj, por ne fund te fundit synon te arrije edhe nje standard tjeter ne respektimin e te drejtave te njeriut, pavaresisht statusit momental social qe mund te kete nje qenie njerezore. Edhe ne, edhe ata, besoj se e kemi kuptuar qe jemi partnere ne respektimin e te drejtave te njeriut, madje kjo eshte edhe arsyeja perse ekzistojme.

Fatmir Rasho

20 nentor 2009

Zbulohet rasti i pare i lidhjes me zinxhire nga te afermit, i nje te semuri mendor ne Levan te Fierit. Autoritetet dhe policia u vune ne levizje duke strehuar ne spitalin psikiatrik 26- vjecarin dhe hetuar gjysherit e tij, qe e mbanin ne nje kolibe te lidhur me zinxhire prej 3 vitesh pasi ishte teper agresiv dhe nuk kujdeseshin dot per te.

Motrat Keshi

27 nentor 2009

Dy motra u gjeten nga banoret e zones te lidhura me zinxhire ne oborrin e shtepise dhe u njoftua policia. Sherbimi Social dergoi ne spitalin e Shkodres, Thellenxa dhe Fidane Keshin, ndersa u zbulua fakti se babai i tyre prej 22 vitesh i lidhte here pas here, pasi nuk kujdesej dot per to kur largohej dhe kishin nje sjellje agresive.

Kavaje

29 nentor 2009

Dukuria e shkeljes se te drejtave te njeriut nga familjaret qe lidhnin me zinxhire femijet e tyre te semure mendore per shkak te sjelljes agresive, behet shqetesuese dhe nje tjeter rast zbulohet ne qytetin e Kavajes. Dhurata Tani, 22 vjece, u more nen kujdes mjekesor pasi i ati e mbante te lidhur prej moshes 6-vjece.

Fier

Nje tjeter rast eshte zbuluar ne qytetin e Fierit, fshati Sektor-Seman, ku familjaret kerkuan ndihme per kujdes ndaj vajzes se tyre te semure mendore Marjeta Mahmutaj. Sipas familjareve, 17-vjecarja nuk flet dhe nuk degjon, ndersa eshte shume agresive. Ne shume raste vajza ka tentuar te dale nudo ne rruget e fshatit dhe ata nuk mund te kujdesen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›