E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-Shqipëri firmosin bashkëpunimin e ri 4 vjecar

TIRANË- Qeveria shqiptare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje të re bashkëpunimi 4-vjecare, e cila synon promovimin e një modeli për zhvillimin e qendrueshëm të vendit tonë.

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë fjalës së tij nënvizoi se, bashkëpunimi me OKB është i gjerë dhe historia e suksesit të këttij bashkëpunimi është zgjedhja e Shqipërisë si vend pilot për të aplikuar projektin "një OKB",

“Kam kënaqësinë sot së bashku me përfaqësues të OKB të festojmë 66 vjetorin e saj duke firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për katër vitet që vijnë. Bashkëpunimi me organizatat e OKB është i gjërë dhe i sukseshëm. Përfshin fusha nga më të rëndësishme. Programi do jetë i përqëndruar në tërësi për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm. Ne kemi të gjitha potencialet të ndjekim këtë rrugë”,- theksoi Berisha.

Berisha shrehu bindjen se qeveria shqiptare do e kthejë vendin në një vend të energjisë rajonale ndërkohë që do bëjë gjtihcka për një mjedis të shëndetshëm. Dhe kj o sipas shefit të qeverisë do arrrihet falë mbështetjes së agjencive të OKB-së.

“Qeveria është e vendosur të kthejë Shqipërinë në një vend të energjisë rajonale. Qeveria është e vendosur të bëjë përpjekjet më të mëdha për mjedis sa më të shëndetshëm dhe të pastër. Studimet më seroize kanë arritur në përfundim se 40 % e vdekjeve përcaktohet nga ndotja e mjedisit, ndaj do bëjmë gjithka për mejdis të shëndetshëm. Ujrat tonë do të jenë më të pastra.Ne po punojmë për një astërti solide dhe pyllëzim të vendit. OKB është prometor kryesor i zhvillimit të vendit. Ndaj jam i bindur me bështetjen e saj dhe organizatave të saj ne do zhvillojmë këtë vend të mënyrë më të qëndrueshme”,- nënvizoi Berisha.

Kordinatorja e përhershme e OKB-së në vendin tonë Zineb Touimi-Benjelloun, duke përgëruar punën e qeverisë shqiptare vlerësoi programin si një plan koherent për vendet që duan të anëtarësohen në BE.

“Programi i bashkëpunimt është një plan bashkëpunimi midis 20 agjencive të OKB-së dhe qeverisë shqiptare. Duke mbështetur ambiciet e Shqipërisë për në BE ky program ështtë ndihmë për plotësimin e kritereve që kanë të bjënë me katër pika kyce, Qeverisja dhe shteti i së drejtës. Ekonomia dhe mjedisi, zhvillimi rajonal dhe politika të përgjithshme”,- theksoi Benjelloun.
lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›