Borxhi i Shqipërisë, në bursat europiane
Eurobondi
Gjatë dy muajve të ardhshëm, Ministria e Financave, në bashkëpunim me bankat e mandatuara, do të hartojë dokumentacionin standard për këtë lloj transaksioni (si p.sh. prospektus). “Më tej, do të vijohet me “Road Show”-t në disa nga qendrat financiare më të rëndësishme të Europës, si Londër, Frankfurt, Vjenë etj., nëpërmjet të cilave do të synohet pozicionimi atraktiv i Shqipërisë për investitorët potencialë të eurobondit”, sqaron ministria. Ministria e Financave synon të finalizojë me sukses procesin e emetimit në fund të muajit prill.
#