Borxhi i kredive të huaja, shqiptarët do të paguajnë më shumë interesa
19/11/2009 Financat: Borxhi ndaj të huajve do të rritet deri në fund të 2010-s
Borxhi i shqiptarëve ndaj të huajve do të rritet deri në fund të vitit 2010. Shkak janë kreditë e marra një vit më parë për projektet e transportit dhe energjisë, të cilat do të disbursohen në 2010-n dhe interesat në rritje si rezultat i kursit të këmbimit. Në draftin e programit të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm parashikohet që shtesa e stokut të borxhit të arrijë në 76,256 milionë lekë. Duke llogaritur numrin e popullsisë sipas të dhënave të INSTAT-it, që është rreth 3 100 000 banorë rezulton se shuma që çdo shqiptar duhet të paguajë për këtë stok është 24 598 lekë për person. Madje, kjo shumë do të rritet edhe më tej, pasi siç argumentojnë ekspertët e Ministrisë së Financave, për këtë do të ndikojnë interesat gjithnjë e në rritje të kredive të marra nga qeveritë ndër vite. Lidhur me menaxhimin e borxhit të financuar me instrumente financiare, një nga vështirësitë kryesore të këtij viti ka qenë mungesa e likuiditetit dhe reagimi i tregut kryesisht në instrumente afatshkurtra. Gjatë vitit 2009 për shkak të situatës së vështirë financiare të tregut nuk ka përmirësime të këtij treguesi, gjë e cila ishte parashikuar dhe shprehur në strategjinë e menaxhimit të borxhit 2009-2011.
Interesat
Disbursimi i kredive të marra gjatë këtij viti do të rrisin nivelin e borxhit, pasi efektin do ta japin vitin e ardhshëm. Kështu parashikohet në projektin e buxhetit për vitin e ardhshëm. “Shpenzimet për interesa të borxhit të jashtëm parashikohen me rritje, e cila vjen si pasojë e ecurisë me ritme të shpejta gjatë vitit 2009 e disbursimeve të kredive që financojnë sektorin e transportit dhe atë energjetik dhe që i japin efektet e tyre në vitin 2010, e kredive të reja të kontraktuara dhe të ratifikuara apo që janë në proces ratifikimi dhe që i fillojnë efektet e tyre në buxhet në vitin 2010”, - argumentojnë ekspertët e Ministrisë së Financave në relacionin që shoqëron buxhetin. Kështu, më konkretisht në një shtesë prej 2,5 miliardë lekësh interesa 1,7 miliardë lekë janë ndikimet e kredive të disbursuara menjëherë gjatë vitit 2009 kryesisht për mbështetje buxhetore dhe në sektorin e transportit si dhe të infrastrukturës ujore. “Gjithashtu kemi ndikimin e efektit shtesë të kursit të këmbimit me 576 milionë lekë. Në parashikimet e interesave të borxhit të jashtëm është pasur parasysh edhe kosto për komisione të tjera pagesa fillestare prej 270 milionë lekësh për strategjinë e emetimit të eurobondit në tregun ndërkombëtar. Shpenzimet për principalin e borxhit të jashtëm janë parashikuar gjithashtu me rritje në 2010-n krahasuar me 2009-n me rreth 2 miliardë lekë si rezultat i shlyerjes së principalit në kreditë e sektorit të transportit, ujësjellësve dhe projekteve të strehimit me 1,350 milionë lekë si dhe nga ndikimi në rritje i kursit të këmbimit me 650 milionë lekë”, - thekson projekti i buxhetit.
Borxhi i trashëguar
Shpenzimet për borxhin e trashëguar që do të riskedulohet në buxhetin e vitit 2009 është parashikuar shuma prej 1,076 milionë lekësh për principalin dhe 35,5 milionë lekë interesa. Sipas relacionit, parashikohet që të përfundohen marrëveshjet e riskedulimit me Jugosllavinë e Rusinë, për të cilat është planifikuar të paguhet kjo shumë. Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2010 janë planifikuar fonde edhe për shlyerjen e detyrimeve në kuadrin e garancive që ka lëshuar qeveria për kreditë e marra nga institucionet dhe qeveritë e huaja. Konkretisht për borxhin e jashtëm të garantuar janë përfshirë në buxhet 1,253 milionë lekë për pagesat e principalit dhe 436.02 milionë lekë për interesa. Sipas relacionit, në pagesat e borxhit të jashtëm për vitin 2010 janë planifikuar edhe 133 milionë lekë pagesa interesi për kredi që mendohet të nënshkruhen gjatë kësaj periudhe dhe të cilat do të kenë efekte financiare në buxhet.
Shtesa e stokut të borxhit deri në fund të vitit 2010 parashikohet të arrijë në 76,256 milionë lekë:
1) Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore deri në 39,310 milionë lekë
2) Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja ekzistuese deri në 21,502 milionë lekë
3) Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja të reja deri në 11,809 milionë lekë
4) Për rritjen vjetore të garancive të shtetit në dobi të palëve të treta përfituese është 2,830 milionë lekë
5) Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të jashtme, të papaguara është 1,676 milionë lekë
6) Ulja e stokut të borxhit si rezultat i rivlerësimit të valutës së Bankës së Shqipërisë është 8,870 lekë
• Kufiri i stokut të borxhit shtetëror parashikohet të arrijë 701,881 milionë lekë
• Kufiri i stokut të garancive shtetërore parashikohet të arrijë 48,070 milionë lekë.