Borxhi interesat e bonove te thesarit ulen

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën.
Bonot 12-mujore të qeverisë u shitën për 7.5 për qind në ankandin e fundit, duke rënë me 0.17 për qind në krahasim me ankandin paraardhës. Banka e Shqipërisë e uli interesin bazë në fillim të këtij muaji nga 5.25 në 5 për qind.
Qeveria pritet të kursejë një pjesë të kostos së shërbimit të borxhit publik si pasojë e këtij vendimi gjatë muajve të ardhshëm.
Borxhi i brendshëm në Shqipëri është i emetuar pothuajse tërësisht në lekë dhe i kushton qeverisë mesatarisht 8 për qind në vit. Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e interesit pati si synim të rrisë kreditimin e ekonomisë, pasi u pa se inflacioni vjetor qe vetëm 2.8 për qind në shtator.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kontrolli i naftës, qeveria përgatit koncesionin
Një vendim i qeverisë, i cili nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pritet të japë me koncesion shërbimin e kontrollit të cilësisë së naftës, pasi një kompani e huaj ka bërë një “propozim të pakërkuar”, informoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e saj të ditës së shtunë. Bruksel, bisedime për krizën e borxhit
Ministrat e Financave të eurozonës po zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi krizën e borxhit, i pari i një serie samitesh që do të mbahen në Bruksel në ditët e ardhshme. BB: Politika dënon ekonominë
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski komenton në një intervistë për Top Channel, raportin e sapopublikuar "Si të bësh biznes" dhe gjetjet e tij kryesore për Shqipërinë. Amnistia për bizneset
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, thotë pas 3 muajve të parë të dobët, procesi i amnistisë ka hyrë në një fazë të re, ku interesi për të përfituar po vjen në rritje, sidomos nga individët. Përçarja franko-gjermane, bursat në rënie
Bursat botërore kanë rënë gjatë ditës nga frika se liderat e vendeve të Eurozonës nuk janë të bashkuar në planin që duhet të shpëtojë ekonominë e përbashkët nga futja në krizë.
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja