OST shpjegon perse u anullua ankandi

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) deklaroi dje se, një ankand i zhvilluar prej saj në korrik “u anulua për arsye procedurale” dhe jo “pa shkak”, siç është raportuar disa ditë më parë nga gazeta “Shqip”.
Operatori i Sistemit të Transmetimit është një korporatë publike që menaxhon linjat e tensionit të lartë në Shqipëri për transmetimin e energjisë elektrike të importuar apo të eksportuar në Shqipëri.
“Në muajin korrik të këtij viti është anuluar një procedurë e vetme ankandi, që u zhvillua për alokimin e kapaciteteve vjetore disponibël të interkonjeksionit. Anulimi u bë për arsye procedurale dhe për këtë është njoftuar në faqen tonë zyrtare të internetit dhe raportuar në ERE (Entin Rregullator të Energjisë).
Ky ankand për alokimin e të njëjtave kapacitete u ripërsërit në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi”, - thuhet në reagimin e OST-së.
Tri ditë më parë, gazeta “Shqip” publikoi një letër që sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka dërguar qeverisë shqiptare, duke i kërkuar llogari se pse i ka përcaktuar me ligj KESH-it dhe CEZ-it ekskluzivitet për 75 për qind të kapacitetit importues të energjisë në vend.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo deklaroi pas kësaj se, qeveria ka ndër mend të nisë liberalizimin gradual të të drejtës së përdorimit të rrjetit të importit, duke filluar nga viti i ardhshëm.
OST-ja ka tentuar të nxjerrë në shitje përmes ankandit kapacitetin e mbetur të lirë prej 25 për qind, por ankandi nuk ka qenë i suksesshëm. Sipas rregullave të Sekretariatit të Energjisë, faqet e internetit të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit duhet të jenë së paku në anglisht, në mënyrë që operatorët e tregut të mos kenë pengesa gjuhësore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Borxhi, interesat e bonove të thesarit ulen
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën. Kontrolli i naftës, qeveria përgatit koncesionin
Një vendim i qeverisë, i cili nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pritet të japë me koncesion shërbimin e kontrollit të cilësisë së naftës, pasi një kompani e huaj ka bërë një “propozim të pakërkuar”, informoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e saj të ditës së shtunë. Bruksel, bisedime për krizën e borxhit
Ministrat e Financave të eurozonës po zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi krizën e borxhit, i pari i një serie samitesh që do të mbahen në Bruksel në ditët e ardhshme. BB: Politika dënon ekonominë
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski komenton në një intervistë për Top Channel, raportin e sapopublikuar "Si të bësh biznes" dhe gjetjet e tij kryesore për Shqipërinë. Amnistia për bizneset
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, thotë pas 3 muajve të parë të dobët, procesi i amnistisë ka hyrë në një fazë të re, ku interesi për të përfituar po vjen në rritje, sidomos nga individët.
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja