Greqi, rritet mbështetja për Demokracinë e Re dhe Syrizan

Sipas sondazhit të publikuar nga ''Real News'', sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, Demokracia e Re grumbullon 24,4 për qind, SIRIZA 23,8 për qind, PASOK-u 14,5 për qind, Grekët e Pavarur 8,5, Partia Komuniste 5,9, ''Agimi i Artë'' 5,8, e Majta Demokratike 6,9, Ekologjistët 2,3, LAOS 1,3, Aleanca Demokratike 1,7, ''Krijim Përsëri'' 1,9, dhe ''Aksioni'' 0,8 për qind.
Në sondazhin që publikon ''Proto Thema'', Demokracia e Re grumbullon 23,1 për qind, SIRIZA 21,4 për qind, PASOK-u 13,5 për qind, Grekët e Pavarur 7,3, Partia Komuniste 5,2, ''Agimi i Artë'' 5,2 për qind dhe e Majta Demokratike 6,0 për qind të votave.
Përqindja e qytetarëve që shprehen se nuk kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë arrin në 12%. Grekët do u drejtohen qendrave të votimit më 17 qershor, pasi nga zgjedhjet e 6 majit asnjëra parti nuk arriti të krijojë koalicion qeveritar./Start/
2012-05-24 16:47