Borxhi ne krahasim me rritjen ekonomike ne renie
Borxhi i brendshem, megjithese ne vlera absolute duket ne rritje, ne fakt gjate ketyre kater viteve, ka pesuar renie ne raport me GDP-ne, ndersa per plotesimin e nevojave te huamarrjes, jane mbajtur kurdohere ne konsiderate risku dhe koston e borxhit. Eksperte te financave Publike shpjegojne se rritja e stokut te borxhit eshte mbeshtetur plotesisht nga rritja ekonomike e vendit, si pasoje e se ciles, raporti i stokut te borxhit me GDP ka ardhur ne renie. Te dhenat zyrtare te ministrise se Financave tregojne se ne vitin 2005, ky raport ishte 57.45%, ndersa erdhi duke u ulur deri ne 52.59% ne fund te vitit 2007.
Vetem ne vitin 2008, si rezultat i investimeve te rendesishme kryesisht ne infrastrukture, te cilat u financuan nga kredi te huaja, stoku i borxhit pati nje rritje me te shpejte dhe raporti i tij me GDP arriti ne 54.78%. Ne vlera reale, gjate kater viteve te fundit, stoku i borxhit (te brendshem dhe te jashtem) eshte rritur nga 468 miliarde leke ne fund te vitit 2005, ne 596 miliarde leke ne fund te vitit 2008, ose 27.35%. Politika e ndjekur ne fushen e borxhit gjate vitit 2008, synoi sigurimin e financimit te projekteve prioritare ne vecanti, si dhe financimin e deficitit buxhetor. Ne fundvit 2008, stoku i borxhit arriti ne 54.78% te GDP-se, i ndare perkatesisht per stokun e borxhit te jashtem me 17.92% te GDP-se, dhe per stokun e borxhit te brendshem, ne 36.86% te GDP-se. Huamarrja nga jashte ne formen e kredive koncensionale dhe tregtare u fokusua ne financimin e projekteve ne fusha te ndryshme si: energjetika, transporti, furnizimi me uje, arsimi, shendetesia, etj.