E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per pavaresine e Kosoves

Nga Joseph Biden*

Koha e ferkimit te duarve dhe dridhjes se muskujve rreth statusit te ardhshem te Kosoves perfundimisht mund te shkoje drejt fundit. Muajve te ardhshem, nje diplomaci e shkathet per te siguruar pavaresine e Kosoves mund te prodhoje nje fitore per demokracine myslimane, nje te ardhme me te mire per Europen Juglindore si dhe per perdorimin juridik te fuqise amerikane. Mirepo perkunder nje triumfi te mundshem per Kosoven ekziston nje rrezik ne rritje se Serbia dhe Rusia do te konspirojne nje disfate te shpejte ne tehun e triumfit. Ekstremistet ne Beograd dhe Moske, per arsye te ndryshme, jane duke shpresuar se Rusia do te perdore veton ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te prishur synimin e Kosoves per pavaresi. Nese ata kane sukses, Ballkani do te shfaqet si nje burim tjeter i lajmeve te keqija ne nje bote gati te stermbushur me kriza.

Gjate shtate viteve te kaluara, pasi NATO i dha fund regjimit te terrorit te Slobodan Milosevicit ne Kosove, administrata e Kombeve te Bashkuara ka pasur nje sukses te madh per etablimin e stabilitetit ne Kosove. Sidoqofte, populli i Kosoves eshte i lodhur me arsye nga status quo e cila shenohet nga pasiguria dhe privimi ekonomik.

Keto dy probleme te nderlidhura do te vazhdojne perderisa debati rreth te ardhmes se provinces mbetet i pazgjidhur. Statusi i saj ambiguoz po ashtu eshte duke cuar drejt stagnimit ne Serbi. Politikanet nacionaliste ne Beograd kane perqafuar luften kunder pavaresise se Kosoves per te larguar vemendjen e publikut nga deshtimet e tyre dhe ngecja e Serbise per t'u anetaresuar ne Bashkimin Europian. Veprimet e Vojislav Kostunica kryeminister i Serbise, kane qene ne vecanti zhgenjyese. Pos refuzimit te kerkesave nderkombetare per te bere thirrje per arrestimin e te arratisurve te krimeve te luftes Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic, z. Kostunica ka hedhur poshte cdo perpjekje per kompromis per Kosoven.

Autoriteti moral i Serbise rreth kesaj ceshtjeje ka shenuar nje renie te re ne tetor kur 1.5 milion shqiptareve etnike, banore te provinces ju mohua e drejta per te votuar ne nje referendum kushtetues me shume te meta i cili e deklaroi Kosoven pjese integrale te Serbise. Per fat te mire te tyre, kur eshte fjala rreth Kosoves populli serb eshte treguar me realist se sa lideret e tyre. Sondazhet tregojne se shume serbe parashikojne se Kosova do te fitoje pavaresine. Nderkohe, shqiptaret etnike me padurim presin qe te shkepusin lidhjet me Serbine. Bashke me qytetaret, nga te dyja anet, te gatshem per t'i dhene fund debatit dhe per te ecur drejte sfidave te reja duhet te jene lideret qe kane bllokuar zgjidhjen, duke marre rrezikun ne duart e tyre.

Historikisht, problemet ne Ballkan jane gjithmone rezultat i pritjeve te gabueshme. Ne teresi, qytetaret e Europes Juglindore jane menderisht te pergatitur per nje Kosove te pavarur. Nese Beogradi shtyen marreveshjen kjo do te rihap ceshtjen e mohimit te pavaresise se Kosoves nga shume serbe si dhe te nxise frustrimet e metejme ne mesin e shqiptareve etnike. Rezultati do te jete kthimi i dhunes se turmave qe dridhi Kosoven ne mars te vitit me 2004. Perpjekjet e Rusise per te vonuar nje marreveshje per Kosoven do te jete ne pajtim me prirjen e Kremlinit per t'i "biresuar" qeverite e dobeta dhe servile ne ish shtetet komuniste. Moska duket se ka ardhur ne perfundim se vendet e varfra dhe regjimet jostabile jane nje cak me i lehte per manipulime se sa vendet e pavarura dhe prosperuese. Po ashtu Moska ka shtrire ne publik diplomacine e naftes dhe te gazit per te minuar demokracite qe jane duke lulezuar ne Europen Lindore. Nje vemendje me e vogel e Kremlinit eshte fokusuar ne perpjekjet e tij per te acaruar konfliktet territoriale ne Gjeorgji, Moldavi dhe Azerbajxhan. Serbia mund te behet viktima e fundit e kesaj strategjie. Kosova nuk eshte gati per sovranitet te plote. Madje edhe pas pavaresise, NATO dhe bashkesia nderkombetare duhet te ofrojne garanci te sigurise per minoritetet e Kosoves si dhe te perforcojne ekonomine dhe institucionet.

Por ka ardhur koha qe provinces t'i jepet pavaresia. Sa me shume qe debati per statusin do te vazhdoje aq me teper Kosova dhe Serbia do te mbesin prapa nga ish republikat tjera me progres te shpejte, Kroacia dhe Sllovenia. Suksesi ne Kosove, nese realizohet do te kete implikime edhe shume me pertej Ballkanit. Nje qasje e pergjegjshme e Rusise rreth ceshtjes do te demonstroje perkushtimin e Kremlinit per nje rend global ne kohen kur kredibiliteti i saj eshte i demtuar. Populli i Kosoves, qe eshte pothuaj me proamerikani ne boten islame, do te sjelle nje shembull shume te nevojshem per nje partneritet te suksesshem myslimanoamerikan. Stabiliteti ne Europen Juglindore do te ishte pjese e mirepritur e nje lajmi te mire qe do te ofronte shprese ne nje stine te sfidave te jashtezakonshme ne politiken e jashtme.

(Ky shkrim eshte shkruar nga Joe Biden ne Financial Times, me 2 janar 2007, gjate kohes kur ai ka qene kryetar i Komitetit per Marredhenie me Jashte te Senatit Amerikan)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›