E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet e banesave, rriten 9% ne 2009

Blerina Hoxha

Ne tremujorin e pare te vitit 2009 indeksi i cmimit te banesave, u rrit me 9.2 per qind ne krahasim me nje vit me pare; ndersa ra me 5.7 per qind ne krahasim me tremujorin e meparshem. Lajmin e dha Banka e Shqiperise, ne nje analize qe u beri zhvillimeve ne sektorin e ndertimit per tremujorin e pare te vitit. Rritja vjetore gjate ketij tremujori perben nje pike kthese ne prirjen renese te indeksit te cmimit te banesave, e cila ka filluar qe ne tremujorin e katert te vitit 2007. Gjate dy tremujoreve te kaluar ky indeks kishte pesuar renie perkatesisht me 4.3 dhe 0.9 per qind. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke, cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit. Sipas Bankes se Shqiperise sektori i ndertimit, perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 17 per qind te shitjeve totale, nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit

regjistrohen si te punesuar mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit. Ritmet e shpejta te rritjes se prodhimit ne kete sektor kane bere qe kontributi i tij ne rritjen ekonomike te viteve te fundit, te jete i konsiderueshem. Bazuar ne te dhena nga lejet e miratuara per ndertime18 nje peshe gjithnje e me te madhe kane zene ndertimet per qellime banimi. Ndersa, ndertimet e reja perbejne peshen me te larte ne vleren e parashikuar te lejeve te ndertimit, krahasuar me rikonstruksionet. Per sa i takon sektorit shteteror ai eshte i perqendruar ne nje mase me te madhe ne ndertimet inxhinierike, ku aktiviteti kryesor lidhet me ndertimin e rrugeve dhe autostradave.

Qirate, cmimet rriten me 12.3%

Indeksi i qirase se banesave u rrit me 12.3 per qind ne terma vjetore, ne tremujorin e pare te ketij viti, pasi kishte pesuar renie me 4.9 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2008. Ne krahasim me tremujorin e meparshem ky indeks ka pesuar nje renie te lehte, 0.4 per qind. Raporti i indeksit te cmimeve ndaj qirase se banesave, eshte ulur me tej ne tremujorin e pare te vitit 2009. Prirja renese e ketij treguesi ka nisur qe ne tremujorin e trete te vitit 2008. Ne kryeqytet, sidomos per ambiente tregtare ne zonat e shtrenjta, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo prane Radio-Televizionit Shqiptar, kerkesa eshte gjithnje e larte dhe cmimet gjithashtu, jane te shtrenjta. Agjencite imobilare vleresojne se ato ndryshojne nga zona ne zone, por mesatarisht mund te thuhet se qirate mujore te zyrave, luhaten nga 10-25 euro/m2, te dyqaneve deri ne 35 euro/m2, ndersa per banesat llogaritet nje cmim rreth 4-5 euro/m2 ne muaj. Keto nivele cmimesh kane mbetur pa levizur gjate 2-3 viteve te fundit. Cmimet me te larta, per sa u takon qirave ne tregun imobilar, i paraqesin dyqanet. Edhe midis tyre, me te shtrenjtat ofrohen nga qendrat tregtare. Per nje ambient tregtar prej 25-30 metrash katrore ne nje qender tregtare te Tiranes, mesatarisht qiraja eshte 800-1.000 euro ne muaj. Por mbi 1.000 euro paguajne edhe dyqanet e rrugeve te njohura tregtare te kryeqytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›