E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi publik, Berisha: Do përpiqemi ta ulim

Niveli i borxhit publik në vendin tonë nuk është problematik. Kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria përballoi me sukses krizën ekonomike dhe të njëjtën gjë, do të arrijë edhe me nivelin e borxhit publik. Kryeministri Sali Berisha ndër të tjera premtoi se do të merren të gjitha masat, në mënyrë që të mos ketë rritje të nivelit të borxhit mbi 57 për qind, që është aktualisht dhe se do të bëhet çdo gjë që të zvogëlohet.

“Borxhi shqiptar nuk është problematik, është 59% dhe do të mbetet kaq. Por, pavarësisht nga kjo edhe në kontrollin e borxhit me nevojat që kemi ne do të bëjmë gjithçka, së pari të mos rritemi. Së dyti sapo të na jepet mundësia e parë për projektet e mëdha në infrastrukturë, do të bëjmë çdo gjë që borxhi të zvogëlohet”, u shpreh kreu i qeverisë.
 

Kryeministri Berisha përmendi faktin, se tashmë situata ka kaluar nga kriza e flluskave financiare, në krizën e borxheve që është një krizë më e thellë, jo se është më e madhe në përmasa, por se përmasat e sektorit publik janë minorene, krahasuar me gjigandizmin e sektorit privat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›