E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritet inflacioni, shkak rritja e çmimeve të konsumit

Rritja e çmimit të zarzavateve në muajin gusht, ndikon në rritjen e inflacionit me 0.3 për qind. Hazbie Bunguri specialiste pranë INSTAT, deklaroi se nëngrupi që ka pësuar edhe rritjen më të madhe, kanë qenë zarzavatet që janë rritur me 4. 8 për qind.

Gjatë muajit gusht, çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin “sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.9 për qind, "qumësht, djathë e vezë" me 0.6 për qind si dhe karburantet
 

Rritja e çmimit të zarzavateve në muajin gusht, shpjegohet me faktin e përfundimit të prodhimit të parë, ndërkohë që nuk ka hyrë ende në treg prodhimi i dytë i zarzavateve. Megjithatë, sipas tregtarëve, deri në fund të muajit shtator, nuk pritet që të ketë rritje të mëtejshme të çmimit të zarzavateve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›