Turqia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia ka ngrirë tregtinë dhe marrëdhëniet e mbrojtjes me Izraelin, për shkak të mosmarrëveshjeve me shtetin hebre.
“Ne pezullojmë plotësisht marrëdhëniet tona të tregtisë, ushtrisë dhe të industrisë së mbrojtjes”, është shprehur kryeministri turk. Masa pason dëbimin e ambasadorit të Izraelit, për shkak të refuzimit të tij për t`i kërkuar falje Turqisë për bastisjen vdekjeprurëse në flotën turke, e cila ishte nisur në drejtim të Gazas.
Një raport i OKB-së ka konkluduar se Izraeli ka përdorur forcë të tepërt në sulm, por bllokada detare e Gazas ishte e ligjshme. Turqia ka thënë se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në incidentin e vitit 2010, humbën jetën nëntë aktivistë turq.