Borxhi publik i OECD arrin 100 te PBB
Vendet e zhvilluara duhet të ulin borxhin publik i cili është shtuar shumë gjatë krizës ekonomike, një sfidë që i këshillohet më shumë SHBA dhe Japonisë se sa vendeve të Eurozonës. Borxhi publik total në 34 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka arritur në nivelin e 100% të PBB për vitin 2011, për shkak të krizës ekonomike dhe financiare të nisur në vitin 2008. Kjo krizë ka shtuar shpenzimet qeveritare të vendeve, ka reduktuar të ardhurat e tyre dhe ka vendosur plane të rënda për shpëtimin publik.
Në shumë vende, vetëm stabilizimi i borxhit më parë se reduktimi i tij përbën një përpjekje shumë të madhe. Në raportin e OECD-së, secili prej vendeve anëtare duhet ta çojë raportin e borxhit ndaj GDP-së poshtë kufirit të 50% brenda vitit 2050, në mënyrë që të mbrohen nga rreziqe të tjera financiare, pa harruar që një borxh publik mbi nivelin e 70% prodhon efekte negative mbi ekonominë.
Sipas ekonomistëve të OECD-së, për të arritur objektivat një vend si Japonia ku borxhi publik ka arritur në 200% të PBB, duhet të ketë së pari një qëndrueshmëri të diferencës mes zhpenzimeve dhe të ardhurave deri në 12% duke filluar nga 2013 për ta stabilizuar atë në dekadat e ardhshme. Ndërkohë që edhe SHBA duhet ta rrijnë këtë diferencë në 9% , Britania e Madhe në 8% dhe pothuajse të gjitha vendet e OECD-së duhet të qëndrojnë të paktën në 3%. Një angazhim më pak i rëndë kërkohet nga vendet e Eurozonës që kanë miratuar tashmë planet e ashpra kundër krizës. Në raportin e ekspertëve të OECD-së theksohet paradoksi, që mund të duket edhe ironik.
Vendet e Eurozonës me një nevojë për korrigjimin e bilanceve më të reduktuar janë viktimat kryesore të krizës së borxhit sovran, ndërkohë që vendet e tjera në kushte më të këqija mund të përfitojnë interesa më të ulëta mbi bonot qeveritare, shprehen ekonomistët e OECD-së. Organizata me seli në Paris këshillon se për shumë vende është e mundshme gjetja e një mix të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritje të presioneve fiskale në mënyrë që të përmirësojnë ndjeshëm bilancin pa dëmtuar rritjen ekonomike në të ardhmen. Për OECD, kryesore mbetet përmirësimi i eficencës në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor nga të cilat mund të kursejnë deri në 4,5% të PBB.