E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ-KESH- OST marreveshje per shuarjen e borxheve

Bëhet publike marrëveshja që do të çojë në shuarjen e borxheve mes institucioneve buxhetore, jo buxhetore, ndërmarrjeve të kontrolluara nga shtetit dhe CEZ-it.
Pjesë e kësaj marrëveshje bëhen 6 ministri, të cilat kanë nën varësi ndërmarrje apo shoqëri, që kanë detyrime ndaj CEZ-it si dhe Koorpoarata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori I Sistemit të Transmetimit dhe CEZ Shpërndarje.
Palët që nënshkruajnë këtë marrëveshje, kanë qëllim dhe bien dakord që të shuajnë me kompensim detyrimet e ndërsjella ndërmjet institucioneve dhe shoqërive tregtare të, pasi të jetë realizuar rakordimi i plotë i detyrimeve ndërmjet palëve të interesuara.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëhet efektive me pagesën nga “CEZ shpërndarje”. të shumës prej 4 miliardë lekë , pagesë e cila do të ndodhë jo më vonë se dy javë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Pas pagimit të kësaj shume, pezullohen të gjitha veprimet e KESH dhe OST për vënien në ekzekutim të detyrimeve, të cilat janë objekt I shuarjes me kompensim sipas kësaj marrëveshjeje. Nëse marrëveshja nuk bëhet efektive brenda dy javëve nga miratimi i saj në Këshillin e Ministrave ajo konsiderohet e pavlefshme dhe secila prej palëve në marrëveshje është e çliruar nga detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Në këtë rast, asnjëra prej palëve nuk do të pretendojë asnjë përgjegjësi dhe kompensim dëmesh nga pala tjetër për veprime dhe mosveprime lidhur me këtë kontratë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›