Arvizu nga Elbasani Mungese besimi mes paleve politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konstaton me keqardhje se mes forcave politike në Shqipëri vazhdon të ketë një mungesë të theksuar besimi, çka e ka penguar Shqipërinë të avancojë drejt Bashkimit Europian. Duke reaguar mbi zhvillimet e seancës plenare të së enjtes, ku mazhoranca zgjodhi Elvis Çefën anëtar të KLD-së dhe opozita refuzoi të bëhej pjesë e votimit me kuti edhe atij të fshehtë me elektronikë. Ambasadori amerikan apeloi që mes palëve të prevalojë arsyetimi dhe gjuha e mirëkuptimit
“Mënyra se si u plotësua vendi vakant që u la nga zonja Seseri ishte më e mirë se sa mënyra se si u mbulua pozicioni bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Dhe në fakt ajo që dua të them është se ka një boshllëk një boshllëk të madh besimi mes dy krahëve. Është ky boshllëk besimi përgjegjës për krizën politikë këto vite, ndërsa ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në pamundësinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat”-është shprehur ambasadori amerikan.
Lidhur me rolin e komunitetit ndërkombëtar ambasadorui Arvizu tha se ata nuk mund t’u thonë shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë, por ofrojnë të gjithë ekspertizën eeduhur për të ndërtuar klimën e mirëbesimit mes palëve.
“Ne sigurisht nuk mund t'u themi njerëzve se çfarë të bëjnë. Por në një mënyrë të vogël, ne mund të vahdojmë të bëjmë atë që jemi munduar ta bëjmë që të ndërtojmë besim mes palëve, duke përdorur këshillimet e ekspertë të ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Por përsa kohë kjo nuk bëhët rruga drejt Bashkimit Europian do të jetë shumë e vështirë. Dhe sigurisht ata që vuajnë më shumë janë njereëzit e shkretë të Shqipërisë”-tha Arvizu
Por në këndvështrimin e diplomatit amerikan në Tiranë, situata nuk është e pashpresë, pasi palët kur duan ia dalin të arrijnë marrëveshje.
Duke folur për një komunikim me një mike të tijin, bisedë e provokuar po nga zhvillimet e seancës plenare, Arvizu tha se druhet se ky është vetëm fillimi
“Sikurse ma tha dhe mikja ime: ky mund të jetë vetëm fillimi. Por shpresoj që ajo ta ketë gabim dhe unë ta kem gabim sepse mund t'ia dalin mbanë nëse duan. Dhe në fakt mendoj se ne duhet të ruajmë shpresën se mirëkuptimi dhe mirëarsyetimi të prevalojnë dhe mund të prevalojnë”- përfundoi ambasadori i SHBA-së