E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi qeveria e mat vete dhe del ne rregull


Shqipëria e ka një limit ligjor për tavanin e borxhit publik, por qeveria duket se është në gjendje të manipulojë llogaritë në mënyrë që të mos e shkelë nominalisht këtë limit.

Sipas gazetës ‘Shqip’, shifra kontradiktore të publikuara më parë nga vetë dokumentet ligjore të qeverisë tregojnë se qeveria kryen vlerësim të nivelit të PBB-së në masë të tillë që niveli i borxhit të jetë më pak se sa limiti.

Tavani ligjor i borxhit publik është përcaktuar me ligj në masën 60 për qind të PBB-së, por se sa është Prodhimi i Brendshëm Bruto përcaktohet nga vetë Ministria e Financave, dhe në të shkuarën ka raste të dokumentuara se llogaritë janë manipuluar për të fshehur të vërtetën. Në këtë pikë, tavani i borxhit publik në formën e tij aktuale rezulton një masë pothuajse e padobishme në mungesë të një institucioni të pavarur për matjen e PBB-së dhe kryerjen e llogarive që duhet të nxjerrin nëse qeveria e ka shkelur këtë limit apo jo, thonë ekspertët.

Debati

Shqipëria ka tre vjet që debaton mbi faktin nëse borxhi i saj publik është i lartë apo i ulët, ku zyrtarët e qeverisë kanë pëlqyer të thonë se, “nuk është në një nivel problematik” ndërkohë që raporte serioze nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se niveli aktual i borxhit, zyrtarisht disa qindarka poshtë tavanit ligjor, është tepër i lartë dhe i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Pak javë më parë, duke parë shembullin e Italisë, deputeti socialist, Ben Blushi propozoi që tavani i borxhit në rastin e Shqipërisë të përcaktohet në Kushtetutë, në mënyrë që qeveria të vihet para përgjegjësisë për të mos e rritur më tej. Por problemi me nivelin e borxhit duket se nuk qëndron aq shumë te niveli ligjor i përcaktimit të tij se sa te mënyra e llogaritjes së këtij niveli dhe te fakti se nëse qeveria e tejkalon limitin, ajo nuk pritet të ketë asnjë pasojë konkrete për shkak të kulturës së përgjithshme të mosrespektimit të ligjit në vend.

Shembulli i SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjithashtu një limit nominal ligjor për borxhin e vet publik, limit që ndryshohet herë pas here në Kongres. Por verën e këtij viti, Kongresi nuk e miratoi rritjen e tavanit të borxhit të propozuar nga presidenti Obama. Departamenti i Thesarit i SHBA-ve, ekuivalenti i Ministrisë së Financave në Shqipëri, deklaroi se me plotësimin e limitit ligjor të borxhit nuk mund të emetonte më borxh të ri, dhe rrjedhimisht nuk mund të shlyente detyrimet financiare të qeverisë federale. Në rast se borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin 60 për qind të PBB-së, teorikisht Ministria e Financave duhet të ndalojë të emetojë borxh, por është e pakuptimtë të shpresosh se ekzistenca e një ligji do të ndalojë ministrinë të emetojë borxh të ri, edhe sikur limiti të jetë i përcaktuar me Kushtetutë.

Llogaritë e borxhit

Zyrtarisht, Prodhimi i Brendshëm Bruto në vitin 2010 qe 1.22 trilionë lekë ndërsa borxhi publik total qe 715 miliardë lekë. Këto janë shifrat e Ministrisë së Financave. Borxhi publik rezulton 58.5 për qind të PBB-së. Për vitin 2011, qeveria parashikon që PBB-ja të arrijë në 1.33 triliardë lekë, ndërsa borxhi publik do të jetë 784.5 miliardë lekë ose 59.2 për qind. Problemi qëndron pikërisht këtu: institucioni që vlerëson se sa do të jetë PBB-ja për vitin 2011 është Ministria e Financave dhe institucioni që duhet të mbajë borxhin nën kontroll është gjithashtu Ministria e Financave.

Manipulimet e llogarive

Në të shkuarën ka të dhëna tërësisht të dokumentuara se vlerësimi i PBB-së nga ana e Ministrisë së Financave është manipuluar nën presionin e kryeministrit. Kështu, në gusht 2009, qeveria miratoi vendimin nr 915, ku deklarohej se për vitin 2008 Shqipëria pati rritje ekonomike 8 për qind dhe PBB nominale prej 1,086 miliardë lekësh. Por nëse shikon dokumentin e Ministrisë së Financave me të njëjtin titull dhe të përditësuar në prill 2009, rritja ekonomike e vitit 2008 është 7.2 për qind, ndërsa PBB nominale është 1,090 miliardë lekë. Shkurt, ballafaqimi i dy dokumenteve vë në pah se ndërsa rritja ekonomike reale e vitit 2008 u shtua nga 7.2 për qind në 8 për qind, PBB nominale u ul nga 1090 miliardë lekë në 1,086 miliardë. I njëjti fenomen u përsërit edhe në shifrat e publikuara për Produktin e Brendshëm Bruto për vitin 2009. Ministria e Financave pati parashikuar rritje ekonomike 4.8 për qind dhe PBB nominale prej 1,174 miliardësh në prill, por në gusht e rishikoi, duke thënë se ekonomia pritej të rritej me 5.8 për qind, ndërsa PBB nominale pritej 1,176 miliardë.
Në thelb duket se Ministria e Financave përcakton PBB nominale në mënyrë që t’i dalin llogaritë e borxhit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Rezervohet pritje e ngrohtë për kreun e shtetit
Ekonomi, bien investimet
Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›