Stringa Borxhi i larte ndermarrje drejt falimentimit

Nuk ka një limit të sanksionuar nga literatura ekonomike botërore për nivelin e borxhit publik, por është e qartë se për një vend të pastabilizuar me buxhet të vogël, niveli prej 60 për qind mund ta kthejë vendin në një ndërmarrje që ecën drejt falimentimit.
“Është një kambanë alarmi”! Ky është opinioni i dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Omer Stringa.
I pyetur nga “Shqip”, Stringa thotë se kombinimi i borxhit publik të lartë me rritje ekonomike të ulët, e kthen vendin në një ndërmarrje me humbje financiare.
“Në rast se kostoja e borxhit publik është më e lartë se sa rritja ekonomike, atëherë vendi punon me humbje”, – thotë Stringa.
Shqipëria paguan mesatarisht 6 për qind interes për çdo lek të marrë borxh, e barabartë kjo me rreth 3.6 për qind të PBB-së. Kjo do të thotë se një rritje ekonomike e këtyre përmasave, nuk shkon dot në xhepat e qytetarëve për të rritur mirëqenien, sepse duhet të përdoret për të paguar interesat e borxhit. Si kostoja e borxhit në raport me PBB-në, ashtu edhe interesi mesatar i paguar për të, kanë pësuar rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2007, Shqipëria paguante më pak se 5 për qind interes mesatar për borxhin publik dhe shpenzonte 2.6 për qind të PBB-së. Por në vitin 2011 interesi mesatar është rritur në 6.1 për qind, ndërsa kostoja totale është 3.6 për qind e PBB-së.
“Nuk është e mundur që të fitohen interesa më të ulëta për sa kohë nuk reduktohet borxhi”, – shpjegon Stringa. Borxhi shqiptar, sipas tij, është afatshkurtër, gjë që nënkupton se edhe interesat janë më të larta. Por emetimi i bondeve afatgjata nuk është se ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Ndërsa qeveria paguan 6-7 për qind për borxhin e vet të emetuar në lekë, paguan plot 7.5 për qind për bondet e emetuara në euro, të cilat teorikisht duhej të ishin më të lira se sa borxhi në lekë, pasi kanë edhe rrezik më të ulët inflacioni. Por në treg, kredidhënësit duket se kanë parime të tjera. Interesi i kërkuar prej tyre rritet aq sa qeveria është e gatshme të paguajë. Kur qeveria ka nevojë për financim, interesi rritet, pavarësisht nëse borxhi është i rrezikshëm apo jo.
“Një borxh me përmasa të tilla mund ta dërgojë Shqipërinë drejt fatit të Greqisë, ku borxhdhënësit vijnë të të konfiskojnë”, - shpjegoi Stringa.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin
Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, këmbëngulja e qeverisë për rritjen e ekonomisë këtë vit në terma reale në masën 4 për qind, lidhet thjesht me synimin për të manipuluar të dhënat e borxhit. Kriza greke, shans dhe kërcënim
Si një kërcënim i madh për vendet e Europës Jug-lindore, por në disa raste edhe si një shans, etiketohet kriza greke nga analiza të ndryshme të specialistëve të ekonomisë në shtypin vendas. Ekonomi, bien investimet
Në vitin 2008, investimet totale në ekonomi arritën rekordin 32.5 për qind e prodhimit kombëtar. Rritja ishte e dyanshme edhe nga investimet e qeverisë të financuara me borxh, por edhe nga ato të privatëve. FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se niveli aktual i taksave duhet riparë, me synim rritjen e një pjese të tyre lajmëroi e përditshmja “Shqip”, në numrin e ditës së dielë. Rriten cmimet e fruta perimeve në treg
Në tregun e lirë të fruta perimeve në kryeqytet, cmimet e prodhimeve bujqësore vendase janë rritur.
Lajmet kryesore
Borxhi, qeveria e mat vetë dhe del në rregull
Limitit ligjor i mungon mekanizmi i llogaritjes së pavarur për të qenë funksional
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Ekonomi, bien investimet
Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese