E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi ve ne diskutim te ardhmen e BE-se

Deklarata

Nje prej zyrtareve me te larte te Bashkimit Europian deklaroi se e ardhmja e BE-se diskutohet per shkak te krizes se borxhit. Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy e beri kete deklarate perpara se ministrat e Financave te BE-se te mblidheshin ne Bruksel. Ata diskutuan ne lidhje me parandalimin e problemit qe ka Irlanda me borxhin. Greqia dhe Portugalia po perballen me borxhe te medha. Van Rompuy paralajmeroi se nese vendet nuk angazhohen per ta mbajtur te paprekur zonen euro vete Bashkimi Europian nuk do te mbijetonte. Megjithate Van Rompuy tha se kishte besim qe problemet mund te zgjidheshin. Irlanda ka mohuar vazhdimisht spekulimet se eshte duke u pergatitur per te marre nje pakete shpetuese. Viti i pare i Traktatit te Lisbones eshte shenuar nga kriza ne zonen euro. Nuk ka qene vetem nje periudhe vizioni eshte gjithashtu nje periudhe mbijetese. Kjo nuk e ben 2010-n nje vit krize perkundrazi ne kemi treguar se si te perballemi me krizen dhe po behemi edhe me te forte duke dale prej saj tha Rompuy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›