E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 111 vjetesh Kardifi dergon nje lojtar ne kombetare

Historia e Xhej Botroid edhe pse nuk eshte e ngjashme me rastin e Benxhamin Batonit njeriu rinohej nga dita ne dite meriton te rrefehet. Futbollisti qe tani luan ne Championship-in Anglez si Kategoria e Pare jona eshte ftuar nga Fabio Kapelo per sfiden miqesore midis Anglise dhe Frances. Per gjarprin nofka e tij kjo ndeshje eshte speciale pasi kohe me pare kur vuri re qe tre luanet nuk ishin te interesuar per te mendoi qe te vishte fanellen e Xhamajkes vendlindja e prinderve te Botroidit. Gjithsesi perpos ketyre tentativave nje tjeter histori e ben gjarprin edhe me interesant. Ai lindi me 1982 dhe si futbollist u rrit ne akademine e famshme te Arsenalit. Me pas kur mbushi 18 vjec u largua nga ky klub qe mbi te rinjte bazon gjithcka per te shkuar tek Konventri shenoi 17 gola ne tre vjet. Performanca e dobet beri qe keta te fundit te mos i rinovojne kontraten keshtu qe Botroidi ne veren e 2003-it kaloi tek Peruxhia ne Itali. Ne Serine A mengjarashi i gjate 1. 91 metra edhe pse tregoi teknike te mire ne fushe nuk mundi tia dilte. Dhe ne kete pike filloi dhe malorja e karrieres se tij. Ai kaloi me formulen e huazimit tek Blekberni ku i dha fund historise pas nje kartoni te kuq te marre me tej u transferua tek Carltoni dhe ne 2006-en kaloi perfundimit tek Uolferhamtoni. Ne divizionin e dyte ne Angli ai filloi te rikuperonte paksa piket qe i kishte lene me pare dhe keshtu u transferua per tek Stok Siti skuadra me te cilen u ngjit ne Premier Lige. Ne fund gjarpri u transferua per tek Kardifi per 350 mije sterlina. Ky transferim ishte edhe pika e ktheses ne karrieren e tij. Ne Uells gjate vitit te pare ai fitoi vendin e titullarit ne skuader me 12 gola te shenuar ndersa ne vitin e dyte e mbylli kampionatin me 11 te realizuar. Gjithsesi Botroid nuk u dekurajua dhe kete sezon ka shenuar 13 gola ne 14 takime duke thyer keshtu nje rekord personal. Ketu fillon edhe cudia e vertete. Dy vjet pasi u ftua nga Xhamajka nuk ia dolen ta merrnin ne kombetare Botroid mori perseri kete vit nje ftese qe pervec se eshte speciale per te pasi behet fjale per fanellen e tre luaneve por eshte edhe per klubin e tij Kardifin. Keshtu skuadra qe ka plot 111 vjet histori ne futbollin ne ishull dergon per here te pare nje futbollist ne kombetare. Nje pjese te mire te merites e kane edhe Uejn Runi Xhermein Defo dhe Darren Bent te tre sulmues te Anglise te demtuar. Keshtu fati desh qe 28-vjecari te rishihte edhe nje drite aty ku u largua si i deshtuar. Themi keshtu pasi Botroid ka zhvilluar stervitjen e pare me tre luanet pikerisht ne London Colney qendra stervitore e Arsenalit klubi qe e largoi qe ne fillim. Heren e fundit qe erdha ketu isha per te zbrazur dollapin tim. Ndersa tani... - tha shtatlarti me buzeqeshje. Tashme 28-vjecari plot dhjete vjet pas asaj qe beri ne Londer i hodhi fanellen menaxheri te akademise Liam Bradit qe me pas dhe e perjashtoi thote se eshte penduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›