E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keti mbreteresha e ardhshme e Anglise

Pritja e Ketit ka marre fund. Tashme froni britanik mund te quhet i saji dhe ajo vete mund te konsiderohet monarkja e ardhshme e britanikeve.

Qe nga momenti qe mbreteresha e ardhshme britanike dhe princi Uilliam trashegimtari i fronit dhe djali i pare i princeshes Diana u takuan ne vitin e pare te studimeve te larta ne vitin 2003 te gjithe ne Britani prisnin qe heret ose vone kjo lidhje do te perfundonte me nje fejese dhe martese. Tete vjet me vone ky moment ka arritur dhe parashikimet e shumices se britanikeve jane bere realitet. Ne fakt per Ketin e shkrete ka qene nje kohe relativisht e gjate sepse 8 vjet nuk jane pak ne jeten e nje vajze per me tepe kur i dashuri i saj mund te konsiderohej si beqari me i gjuajtur i botes. Madje kjo kohe e gjate kishte bere qe Ketit ti vinin nofken Keti qe rri ne pritje edhe pse gjate gjithe ketyre viteve ajo ka qene vajza qe e ka shoqeruar princin ne te gjitha rastet zyrtare dhe private ku ai ka marre pjese. Por ne rastin e saj shprehja I duruari i fituari eshte me se e drejte dhe durimi i vajzes se thjeshte eshte shperblyer. Tani ajo eshte duke u marre me planet per ceremonine e marteses marteses se shumenderruar qe prej vitesh e cila eshte planifikuar qe te kryhet ne pranveren ose veren e ardhshme. Historia e ciftit eshte e gjate. Ajo filloi ne kohen kur te dy po ndiqnin Universitetin e Shen Andrese ne Skoci. Ne ate kohe kur ata pelqeheshin ishin te pakte qe mendonin se vajza qe vinte nga nje familje e thjeshte pra jo me gjak blu sic e do sera e nje princi do te behej e zgjedhura e tij e zemres e madje nusja e ardhshme e tij. Madje ne nje vend konservator si Anglia ishte pikerisht mungesa e gjakut blu ne dejet e Ketit ajo qe zgjoi edhe kritikat me te medha. Miss Middelton e cila ka studiuar histori arti ne vitet e para te lidhjes me princin ka pasur deshire per vemendjen e shtypit dhe per te qene ne qender te vemendjes ne pergjithesi. Per here te pare paparacet e vune re princin ndersa ndiqte te dashuren e tij te re ne nje sfilate mode ne te cilen Keti merrte pjese per bamiresi. Ne kete shfaqje te pare Keti ishte vajza qe mbeti ne vemendjen e te gjithe audiences per shkak te shfaqjes se saj me nje veshje shume provokative. Ndoshta ky ishte momenti i shkendijes se pare te princit Uilliam ndaj Ketit. Ky pasion i lindur befas dhe i fuqishem beri qe cifti te bashkejetonte qe ne vitin e dyte te studimeve edhe pse ne kete periudhe ata i ruheshin shume shfaqjes se bashku ne publik dhe te pakte ishin ata qe e dinin lidhjen dhe marredhenien e tyre. Me pare Keti kishte pasur lidhje me nje tjeter student dhe kjo ishte nje lidhje e njohur nga te gjithe. Megjithate askush nuk mund te thote me siguri se cili eshte momenti kur te dy vendosen qe te ishin me te vertete bashke por mendohet se kjo periudhe qartesie daton vitin 2003. Ne kete vit te pakten romanca e tyre u ekspozua dhe u be publike dhe kjo ndodhi pasi te dy ishin fotografuar se bashku ne nje resort skish ne Klosters ne mars te vitit 2004.

Por ndersa u shfaq per here te pare ne publik me Ketin Uilliam ne njefare menyre paratha edhe vitet e gjata qe Ketit i duhej te priste para se te ishte zyrtarisht gruaja e tij. Ne nje interviste qe i moren ne ato dite Uilliam deklaroi se nuk kishte ndermend qe te martohej shpejt te pakten pa perfunduar studimet dhe specializimet qe do te thoshte se princi mund te vendoste te vinte kurore vetem ne moshen 28 ose 30 vjec. Nje vit me pas Uilliam ishte ende i pavendosur ne lidhje me marredhenien e tij me Ketin dhe madje mungesa e saj ne martesen e Carlsit me Kamilen ne vitin 2005 ra shume ne sy. Por kjo gje u korrigjua kur Uilliam u shfaq perkrah se dashures ne martesen e mikut te tij te ngushte Hugh van Custem. Kjo ishte edhe hera e pare ne te cilen cifti shfaqej ne nje event zyrtar se bashku. Menjehere pas kesaj ngjarje familjet e te dy te rinjve u takuan per here te pare se bashku ne ceremonine e diplomimit te te rinjve. Tani qe studimet kishin marre fund do te kishte shume raste kur ata do te shfaqeshin ne publik dhe do tu jepnin zjarr thashethemeve per nje fejese te tyren te shpejte. Dhe cifti nisi qe te bente nje jete te hapur bashke duke shkuar me pushime dhe duke bere foto te cilat bene xhiron e botes dhe e kurorezuan Ketin si mbretereshen e ardhshme e cila ishte vetem ne pritje te propozimit zyrtar te Uilliamit. Por ndoshta ne keto momente media u be shume invazive dhe avokati i Ketit u kerkoi perfaqesuesve te medias qe te ishin te kujdesshem dhe ta linin rehat ciftin ne privatesine e tyre. Media beri nje pushim te shkurter per te rifilluar zhurmen ne vitin 2007 kur cifti pati nje carje dhe u perhapen fjalet per ndarjen e tij. Por duket se ishte nje krize qe u zgjidh shume shpejt duke qene se cifti u pa serish bashke ne vitin 2008 ne nje pritje private te organizuar nga familja mbreterore ne te cilen merrte pjese edhe Keti. Dhe ne keto rrethana te gjitha lajmet per fejesen e ciftit moren zjarr. Megjithate ende nuk kishte lajme zyrtare nga ana e familjes mbreterore dhe te gjitha spekulimet mbeteshin per nje konfirmim.

Vetem se fundi gjithcka eshte bere zyrtare per ciftin e pare te Britanise se Madhe dhe per vete Ketin e cila duhet te ndihet ne qiellin e shtate qe pritja e saj ka marre fund.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›