Borxhlinj në arkën e Tatimeve, bizneseve u bllokohen llogaritë
• Bizneseve që nuk kanë derdhur detyrimet karshi shtetit u bllokohen llogaritë bankare.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Masa është marrë dje nga dega e Tatim-Taksave në Fier, e cila vetëm me këtë vendim ekstrem do të mund t'i detyrojë privatët të shlyejnë borxhin karshi arkës së buxhetit. Ky fakt u bë i njohur gjatë analizës 3-mujore të degës së Tatim-Taksave në Fier, ku u evidentuan të gjithë bizneset që nuk kishin shlyer detyrimet ligjore financiare, duke krijuar kështu një dëm të konsiderueshëm ekonomik. Llogaritë bankare u janë bllokuar 85 subjekteve operuese në qytet, ndërsa për 52 subjekte të tjerë është nxjerrë urdhërbllokimi në veprime për "të tretët", (ekonomistët përgjegjës për detyrimet financiare shtetërore të firmave), në të gjithë degët e doganave. Zaho Jaçe, drejtor i Tatim-Taksave në Fier ka deklaruar finalizimin e shifrave të këtij tremujori në qytetin e Fierit, të cilat sipas tij e kanë zanafillën edhe para një viti. Për të disiplinuar gjendjen dhe për të mos lejuar të tilla abuzime në të ardhmen kreu i Tatimeve ka deklaruar një sërë masash ndëshkuese për të gjithë subjektet që rezultojnë debitorë. Jaçe ka theksuar se, janë marrë të gjitha masat përkatëse për të detyruar subjektet e ndryshme të cilët rezultojnë debitorë që të shlyejnë borxhin tatimor. "Vetëm në tre muaj dhe borxhi është rritur duke i sjellë dëme dhe humbje arkës së shtetit. Pikërisht në çastin që ne flasim detyrimi i bizneseve shkon në mbi 230 milionë lekë, një borxh tatimor i regjistruar pranë kësaj drejtorie dhe i pajustifikueshëm. Vetëm sektori shtetëror ka krijuar një borxh disavjeçar prej 86.3%, e shprehur në lekë mbi 198 milionë lekë. Ndërsa pjesa tjetër është shuma që sektori privat i detyrohet drejtorisë sonë, e thënë në përqindje 13.7%", ka pohuar Jaçe. Dëmet karshi shtetit janë krijuar për një periudhë të gjatë kohore, por gjatë analizës së kryer është konstatuar rritja e mëtejshme e tyre. Nga ky dikaster bëhet e ditur se, janë ndëshkuar 21 subjekte me bllokimin e aktivitetit dhe për 16 biznese të tjera është vendosur edhe sekuestrimi i mallit. Kreu i Tatim-Taksave të Fierit ka shtuar se, për të gjithë subjektet më problematikë janë bërë edhe kallëzimet penale respektive në organin e akuzës. "Janë 8 aktivitete që na kanë sjellë probleme dhe për këtë fakt dosjet e tyre ia kemi dorëzuar organit të akuzës. Tashmë i takon ligjit që me forcën e tij të detyrojë pronarët e këtyre subjekteve të jenë më korrektë me pagesën e taksave. Subjektet më problematike janë "Kolombo" sh.p.k, i cili ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, "Taus" sh.p.k import-eksport, për tregti me shumicë, si dhe "Kamberi AR" sh.p.k me aktivitet në fushën e ndërtimit", ka deklaruar Jaçe. Sipas tij, këto subjekte janë bërë problematike, pasi nuk operojnë brenda rregullave dhe ligjeve në fuqi. Ndërsa po veprohet për subjektet private, nuk dihet se në ç'mënyrë dhe kur do të shlyejnë borxhet institucionet shtetërore, ndërsa shuma rritet çdo muaj e më tepër.
Policia Tatimore në aksion
Shefi i Policisë Tatimore të Fierit, Agron Selimaj, ka deklaruar për gazetën se, sektori që ai drejton ka intensifikuar punën për verifikimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë rrethin e Fierit. Sipas tij, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë bllokuar rreth 300 subjekte të ndryshme për mosregjistrim pranë degës së Tatim-Taksave, ndër të cilët shumë kompani dhe lojëra fati.