Borxhlinj te Shqiperise
Nga Ibrahim Rexhepi
Ende nuk ka nje shifer qe perafersisht tregon se sa do te cmimi perfundimtar i autostrades Durres-Kukes-Morine. Ka te dhena te ndryshme. Ekspertet e prokurorise shqiptare kane konstatuar se rruga do te kushtoje rreth 1 miliard euro, gati 2.5 here me shume sesa cmimi fillestar prej 418 milione eurosh.
Eksperte te qeverise flasin per kosto me te ulet - rreth 730 milione euro. Cilado shifer qe te jete e sakte, megjithate paraqet ngarkese te madhe per Shqiperine dhe qytetaret e saj. Posacerisht kur dihet se qeveria shqiptare ka marre 480 milione euro borxhe te bankat e huaja dhe shume milione te tjera ne tregun e brendshem. Problemi nuk mbaron ketu. Borxhet duhet te kthehen, madje me kamate qe sillet kah 40 milione euro ne vit, kurse edhe mirembajtja e rruges secilin vit kerkon edhe disa miliona te tjere.
Hiq angazhimet e tjera per Kosoven ne rrafshin politik, ekonomik e diplomatik qe ka bere Shqiperia, duhet pranuar se edhe ky investim ka nje domethenie: lidhjen sa me te mire fizike ndermjet dy shteteve shqiptare. Kjo qasje e bene Kosoven borxhli ndaj Shqiperise. Nuk behet fjale vetem per borxhin moral, por edhe ate material. Duke marre parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik, atehere i takon Kosoves dhe kosovareve te gjejne menyren se si te ndihmohet Shqiperia, por pa e demtuar shume vetveten. Mundesite jane te medha.
E para, sa me shpejt duhet te perfundoje pjesa kosovare e autostrades. Me kete rrumbullakohet projekti qe fillon ne Durres dhe perfundon ne Merdar. Nese fundi i tij shihet vetem ne Morin, ai mbetet gjysmak.
E dyta, qe ka rendesine edhe me te madhe. A i duhet Kosoves Porti i Shengjinit. Pergjigja eshte JO. Arsyet jane te shumta. Autostrada, edhe sipas emertimit, nise nga Porti i Durresit. Prandaj lidhja me kete port eshte e natyrshme. Aty duhet te fokusohet edhe Kosova, madje edhe per faktin se ne kete port ne proces e siper jane investime te medha. Nga ana tjeter projekti ne Shengjin pothuajse duhet te filloje nga zeroja. Infrastruktura e tij eshte afer hicit. Do te duhen shume para qe ai t'i afrohet standardeve te nje porti me permasa sado pak bashkekohore. Tjetra, veshtruar nga aspekti rajonal, nuk mund te pritet profitabilitet i larte nese tri porte gjinden ne nje vije bregdetare as njeqind kilometra - Durresi, Shengjini dhe Tivari. Madje, as rajoni nuk ka aq shume qarkullim te mallrave sa te ngope keto porte. Importi i vjetem i Kosoves ishte afer dy miliarde euro. Mirepo, vetem dhjete per qind te mallrave kane hyre permes porteve te rajonit, ku edhe me tutje dominon Selaniku. Me kete vellim te importeve dhe me eksportet e paperfillshme, as qe ia vlen te mendohet per te investuar per nje port te ri. Madje, edhe nese llogaritet se ai do te jete ne shfrytezim te bizneseve nga shtetet e te tjera, atehere, per shkak te zhvendosjes se transportit, mund te demtoje Durresin. Nderkaq eshte e paimagjinueshme situata qe e tere tregtia e jashtme e Kosoves te perqendrohet vetem ne kete pike. Vete harta e shteteve prej nga vijne mallrat tregon se sasia me e madhe e tyre bartet permes transportit rrugor. Keshtu do te jete edhe ne vitet e ardhshme.
Ceshtje ne vetvete eshte menyra e funksionimit te portit te Kosoves. Nese ne Shengjin zhvendosen doganieret kosovar dhe zhdoganojne mallrat per nevojat e shtetit te tyre, atehere duhet nje kontroll shume i madh per transitin e mallrave, i cili e ka koston e vet. Mallrat nuk guxojne te zhdoganohen ne Shengjin dhe te perfundojne ne Shqiperi, meqenese demtohet buxheti i shtetit shqiptar. Per te evituar kete kontrabande, duhet te behet unifikimi i qindperqindte i sistemit te taksave dhe te tatimeve. Kjo e zbehe motivin qe mallrat te kalojne neper rruge ilegale.
Ka ithtare te idese se duke zgjeruar dhe modernizuar Portin e Shengjinit krijohet mundesia per punesim, si edhe do te kete pagesa per sherbime publike, apo per taksa te ndryshme. Por, vjen fakti tjeter: cfare do te ndodhe nese porti eshte joprofitabil? Apo nese kthimi i investimeve do te jete shume i zorshem? Atehere nuk do te kete as punesim, e as paga. Do te kete vetem humbje e fukarallek.
Per kete arsye nese Kosova deshiron te investoje ne porte, atehere duhet te fokusohet ne Durres. Po ashtu edhe bizneset qe shfrytezojne transportin detar, nese duan t'i ndihmojne Shqiperise, tere qarkullimin ta fokusojne ne kete qytet bregdetar, kuptohet, pa demtuar punet e veta.
Pa u ndalur shume te turizmi si forme per sigurimin e parase, jane edhe disa forma te tjera se si te ndihmohet Shqiperia. Korporata Energjetike e Kosoves, apo Qeveria e Kosoves nuk do te duhej ta kene problem po qe se Tunelit te Kalimashit ia falin nga 20 megavatore energji elektrike, aq sa duhen qe ai te funksionoj pa pengese. Ndoshta dikujt mund t'i duket barre e rende, por nese llogaritet totali i prodhimit qe kane termocentralet kosovare, sasia e faturuar dhe ajo e paguar, atehere behet e qarte se megavatet qe shpenzohen ne tunel nuk do ta varferojne KEK-un, e as Kosoves. Madje edhe nese ata paguhen nga buxheti i shtetit.
Ne te njejten kohe kosovaret qe shfrytezojne autostraden duhet te pranojne te paguajne taksen rrugore, si edhe nje takse shtese per te kaluar neper tunel. Sa do te jete cmimi, duhet te vendose Qeveria e Shqiperise. Keto para jane te domosdoshme per kthimin borxhit dhe per mirembajtjen e rruges. Posacerisht per destinimin e dyte, pasi qe tereni nga kalon rruga, lartesia mbidetare, kushtet klimatike, numri i madh i urave dhe sinjalizimi i vecante ne tunel imponojne angazhimin e nje kompanie te specializuar per keto pune. Gjate tere vitit. Kjo ka koston e vet, te cilen duhet ta paguajne ata qe shfrytezojne rrugen. Per aplikimin e kesaj takse fare nuk duhet te ngurroj qeveria shqiptare.
Posacerisht, nese merret parasysh fakti se disa kompani transportuese te Kosoves po shqyrtojne idene qe gjate sezonit te turizmit bileta Prishtine - Durres te kushtoje vetem 5 euro. Kjo eshte mrekulli kur veshtrohet nga interesi udhetarit. Mirepo, eshte e palogjikshme kur merret parasysh se per te udhetuar nga Prishtina deri ne Peje, apo ne Prizren duhet paguar 4 euro.
Duket se pronaret e ketyre kompanive, duke pasur parasysh perfundimin e pjeserishem te autostrades, kane hyre ne konkurrence qe mund te jete jo edhe aq e shendoshe. Ne kete kalkulim ata si duhet fare nuk kane llogaritur se do te duhej te paguajne edhe takse rrugore. Ndoshta kjo ide nuk eshte aq e pranueshme per udhetaret, por nuk duhet harrur nje rregull te pashkruar: Secila e mire e ka cmimin.