Tremujori, "Alpha Bank" 86 milione euro fitim
"Alpha Bank" ne Greqi shpalli rezultatet e tremujorit te pare 2009, duke raportuar 86 milione euro fitim neto dhe duke mbajtur raportin e mjaftueshmerise se kapitalit ne nje nivel prej 7.9%, perkundrejt 8% te tremujorit te fundit te vitit 2008. Janis Kostopulos, kryetar i Grupit, "Alpha Bank" ka konfirmuar kapacitetin e forte per te gjeneruar fitime ne kete tremujor, duke qene se qasja e kujdesshme e Bankes ndaj huadhenies dhe fokusit ne sherbimin ndaj klientit. "Ne i jemi mbajtur premtimit tone per te mbeshtetur ekonomine greke permes pajisjes me kredi, shume te nevojshme per bizneset e vogla e te mesme si dhe per individet. Gjithashtu, ne po kontribuojme ne stabilizimin e rajonit te Evropes Juglindore, si pjese e grupit te bankave qe mbeshtet perpjekjet e komunitetit nderkombetar ne Rumani dhe Serbi", tha ai. Vecanerisht ne Shqiperi, ku "Alpha Bank" ka pozicion kryesues me nje rrjet prej 47 degesh, biznesi i shitjes me pakice ka sjelle 2.5 milione Euro perfitime per kete periudhe, permes te ciles huadhenia u rrit me 77.4% dhe depozitat paten nje rritje prej 21.4% Sic shpjegon drejtori i "Alpha Bank", Mantzounis "Ne i kemi kushtuar nje vemendje te vecante zbatimit te politikave tona, per te vendosur ne fokusin kryesor te "Alpha Bank" ruajtjen e raporteve te kenaqshme ne zerat e bilancit. Ashtu si dhe ne tremujorin e meparshem, ne kemi kerkuar te ruajme nje pozicion te qendrueshem likuiditeti, te forcojme masat parandaluese, te forcojme aktivet e ponderuara me riskun si dhe te rrisim kapitalin baze". Gjithashtu "Alpha" ka marre masa te tjera per te ruajtur perfitimet, perfshi ketu uljen e kostos se depozitave me afat dhe duke ri-balancuar devijimet.