E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Komisioni hetimor një deshtim. Zgjidhja më negative e pritshme

Një zhgënjim e ka quajtur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosh, seancën parlamentare të së premtes e cila ndryshe nga ç’pritej nuk prodhoi zgjidhje. Madje ai ka shkuar deri aty sa ta konsiderojë të padobishëm dhe të njëanshëm komsionin hetimor për zgjedhjet që u miratuan me votat e maxhorancës në këtë seancë.
“Jam i zhgënjyer pasi javën që shkoi i kërkova partive të gjejnë kompromisin që do të thotë të dy palët të tolerojnë. Dhe ajo që pamë ishte një paraqitje pa fund e këndvështrimeve të veta. Nuk kishte debat dhe kjo ishte pikërisht gjëja më negative që mund të imagjinonim. Komisioni duhej të votohej nga të dy palët. Nëse është i njëanshëm nuk është shumë I vlefshëm. Duhet që ta miratojnë të dy në të kundërt është njësoj sikur të mos ekzistonte” tha Bosh.

Pas vizitës në kryegjyshatë në ditën e Sulltan Novruzit, ambasadori bëri edhe njëherë apel për kompromis dhe u kërkoi palëvë që të bëjnë lëshimet e tyre, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje.
“Kanë ngelur në pikat e tyre dhe kjo nuk ndihmon. Por shpresoj që dyert të mos jenë të mbyllura totalisht dhe të vazhdohet. Ka vetëm një zgjidhje, por nëse secili këmbëngul në të vetën kjo zgjidhje nuk do të vijë.

Të dy palët duhet ta gjenë atë. Ishte shumë negative dhe zhgënjyese dhe shpresoj të mos jetë fundi. Besoj se nuk do të jetë fundi” tha Bosh.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›