Dita Botërore e Ujit, aktivitete në Tiranë
TIRANE- Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizime Tiranë organizuan një aktivitet sensibilizuese në sheshin Skënderbej me sloganin “Ujë të pastër për një botë të shëndetshme”.
Kryetari i Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë, Sahit Dollapi në një konferencë ëpr shtyp u shpreh se mirëmbajtja e ujit është e domosdoshme për shëndetin e gjithsecilit. Më tej , në fjalën e tij Dollapi bëri me dije se Shqipëria është e përfshirë në një program për integrimin e burimeve të gjithë rajonit të Mesdheut.
Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletëpalosje që bënin thirrje për sensibilizim për respektimin e ujit , falë dhe ndihmës së studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Ky aktivitet hap siparin e aktiviteteve të tjera që do të organizohen përgjatë gjithë vitit me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)