E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi i PE-së, takim me drejtuesit e shtetit

Delegacioni i Parlamentit Evropian takoi të martën krerët më të lartë të shtetit. Sipas njoftimeve zyrtare të institucioneve të tyre mesohet se të dërguarit e PE kanë shprehur vleresim per plotesimin e detyrimeve teknike te Shqiperise per liberalizimin e vizave. Ne bisedimet me kryetaren e Parlamentit, kreu i ketij delegacioni Eduard Kukan, e ka quajtur si shumë impresionuese atë që u konstatua në Tiranë, mbi instrumentat teknikë që lidhen me heqjen e vizave. Edhe sipas eurodeputetes Tanja Fajon “nga muaji dhjetor Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme në plotësimin e kushteve teknike. Optimist pas takimit me të dërguarit e PE-së u shpreh dhe presidenti Topi.

"NUk do ketë dimër për Shqipërinë. Shqiptarët do të kenë shume shpejtë lajme të mira dhe për liberalizmin dhe lëvizjen e lire të njerëzve", tha presidenti Bamir Topi. Vizita e ekipit te eurodeputeteve nisi qe të dielën me inspektimin ne Qendren Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit ku u njohen nga afer me gjithe sistemet e monitorimit ne pikat e kalimit te kufirit, Delegacioni u takua në mbërmje edhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›