E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkoton hetimin e zgjedhjeve

Socialistet refuzojne komisionin hetimor e ngritur te premten ne kuvend dhe jane te bindur se me protesta do te arrijne hetimin e plote te zgjedhjeve. Sekretarja per marredheniet me jashte Arta Dade tha se manifestimet dhe protestat do te jene masive dhe do te shtrihen ne te gjithe vendin.

"Partia Socialiste e refuzon këtë komision hetimor, si një komision të ngritur me shkelje flagrante të ligjit, dhe si i tillë, ai, jo vetëm që nuk mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, po përbën në vetvete objekt hetimi. Partia Socialiste është e vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve.Ne do të përdorim cdo mjet demokratik përfshirë protestat dhe manifestimet masive për të arritur një të drejtë kushtetuese dhe ligjore, atë të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral", deklaroi Arta Dade, sekretare per marredheniet me jashte ne PS.

Socialistet ende nuk kane nje vendim sa i perket rifillimit te bojkotit parlamentar apo jo. Ne ditet ne vazhdim tha kreu i socialisteve Edi Rama do te jene forumet qe do te vendosin. Megjithese opozita u terhoq nga rinumerimi i votave drejt verifikimit te materialeve zgjedhore, shumica ne pushtet nuk pranoi hetim.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›