E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, analistët: Vendi në udhëkryq, vizat në rrezik

Vendi eshte ne udhekryq dhe ata qe e pesojne jane qytetaret shqiptare pasi mungesa e kompromisit per krizen politike shtyn proceset integruese te vendit. Ky eshte vleresimi qe japin per situaten aktuale ne vend, i analisteve Alfred Peza dhe Ylli Rakipi pasi maxhoranca dhe opozita deshtuan te gjejne nje zgjidhje ne Parlament.

"Eshte e qarte se tashme Shqiperia eshte ne udhekryq politik demokratik, nje udhekryq i cili per here te n-te ne keto 20 vjet ne menyre ciklike krijon situata te tilla qe frenojne ritmet e zhvillimit dhe integrimit te vendit, e gjitha per shkak e per faj te klases politike te saj", thote analisti Aldred Peza.

"Mendoj qe eshte situate e veshtire pas rikthimit te opozites ne pozicionin e meparshem, gjendja eshte agravuar, problemet jane serioze dhe mosgjetja e nje zgjidhje do te ndikoje shume ne problemet aktuale, sidomos ne problemet e integrimit te vendit drejt BE", u shpreh Ylli Rakipi.

Por a mund te shpresohet per nje perpjekje tjeter mes paleve per te gjetur nje kompromis? "Kam frike se jemi ne nje faze te ndeshjes se bajlozeve politike shqiptare dhe secili prej tyre kerkon ti tregoje tjetrit qe nuk epet dhe nuk perkulet para tjetrit. Dhe ne kete lufte per jete a vdekje ai qe humb me shume eshte qytetari shqiptar", tha Peza.

"Maxhoranca vete e di se cfare ka ndodhur ne keto kuti votimi, ato nuk do te hapen ndonjehere. Eshte kjo kuti, duket e mbyllur perfundimisht ne menyre simbolike dhe precese te reja, qe te shkohet drejt zgjedhjeve te reja, mund te kete", tha Rakipi.

Dy analistet shprehen edhe per strategjine e protestave qe do te ndjek opozita. "E majta nuk ka identitet, nuk ka filozofi, nuk ka strategji, nuk ka program. Dhe nese do ishin te pakten keto gjera, sigurisht qe do kishte nje fryme te tille popullore qe vendi te kerkonte nje zgjidhje te re politike. Per aq kohe sa kjo fryme nuk e ka filozofine dhe frymezimin e vet brenda per shkak te gjithe ketyre problemeve qe ka e majta, kam frike se strategjia e se majtes nuk do te funksionoje, te pakten shpejt", shprehet Peza. "Opozita mendoj qe nuk i ka mbetur asnje rrugedalje tjeter, vetem protesta, por rikthimi ne proteste nuk i jep avantazhe opozites. Nuk i shkon per shtat interesave te vendit", thote analisti Ylli Rakipi.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›