Bosch Mos digjni fletet e votimit

Ne nje interviste dhene Zerit te Amerikes Bosch eshte shprehur hapur kunder djegies se fleteve te votimit duke i dhene nje pergjigje ne kete menyre deklarates se disa diteve me pare te kreut te KQZ Arben Ristani i cili theksoi se fletet e votimit do te digjen brenda shtatorit.
Keto dite kam qene ne Vjene dhe nuk jam njohur me nje deklarate te tille te Komisonit te Zgjedhjeve ndoshta eshte nje deklarate vetem e kryetarit dhe jo e komisionit. Gjithesesi nga pikepamja juridike do ta konsideroja nje veprim jo te mencur djegien e fleteve te votimit shto faktin qe nuk do te ishte korrekte nga ana juridike sepse sipas nje ligji tjeter jo Kodit Zgjedhor nese ngrihen padi prokuroria ka 2 vjet kohe ne dispozicion. Prandaj fletet duhet te ruhen te pakten edhe per 200 dite le te themi deri me 28 qershorin e vitit te ardhshem ne menyre qe drejtesia te kete mundesi te hetoje nese do te jete e nevojshme. Nese fletet digjen atehere ska se cfare te hetohet tha per VOA ambasadori Bosch.
Bosch ka shkuar me tej duke perdorur nje ton disi ironik lidhur me pretendimet se KQZ-se se duhet te zbraze kutite per ti perdorur per zgjedhjet e ardhshme.
Argumenti se duhen kutite e votimit qendron por mendoj se mund te blihen kuti te reja pa e renduar shume buxhetin tha me tej ambasadori i OSBE-se.
Kjo deklarate e ambasadorit Bosch vjen ne nje moment kur shumica dhe opozita jane pozicionuar ne llogoret e tyre duke pritur leshimet e mundshme nga pala tjeter. Nje pozicion ky qe pavaresisht zhvillimeve te forta politike qe pasuan zgjedhjet e pergjithshme te nje viti e gjysme me pare vazhdon te mbetet ne piken zero dhe pa asnje avancim ne gjetjen e gjuhes se perbashket.